Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Imami Elvis Naçi: Nëse gruaja shkon 150 kile është shkatërruar familja…burri sheh të tjera

2017/09/29 at 10:55 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Imami Elvis Naçi: Nëse gruaja shkon 150 kile është shkatërruar familja…burri sheh të tjera

Imami dhe teologu musliman Elvis Naçi ka bërë një deklaratë që ka ndinjuar mjaft gra. Rrjetet sociale kanë shpërthyer kundër tij, pasi ligjërata u soll në vëmendje nga dy personazhe të njohura, këngëtarja Barbana Dini dhe gazetarja Fatma Haxhialiu.

Çfarë thotë imami për jetën bashkëshortore?

“Bashkëshorte e vërtet është ajo që kur e shikon bashkëshortin gëzohet, e pret me kënaqësi. Nëqoftëse ti e pret burrin ashtu siç je ngritur nga gjumi, ai do hapë sytë tek gratë e huaja. Nëse do bashkëshorti të afrohet tek bashkëshortja në darkë dhe ajo nuk afrohet, engjujt e mallkojnë deri në mëngjes.

Duhet femra të jetë e rregullt me bashkëshortin fiziologjik që të mos vuajë shoqëria nga imoraliteti. Prandaj dhe engjëjt që nuk e duan imoralitetin në shoqëri mallkojnë atë femër që si jep hakun bashkëshortit gjatë natës. Femra duhet të ketë kujdes, duhet të zbukurohet, të jetë afër tij. Nëqoftëse bashkëshorten e sheh një herë në muaj ka mbaruar familja vetë. Po shkoi një femër 150 kile, ah mbaroi familja. Nëse ju nuk e mbani veten, s’ka gjë ka të tjera…”, predikon imami.

Në përgjigje të kësaj deklatare shokuese, Barbana Dini shkruan:

“Elvis Naçi më zhgënjeve! Ti nuk je asgjë tjetër përveçse një avokat i meshkujve që tradhtojne! Ti nuk bën asgjë më shumë, vetëm po përpiqesh që fajtorët t’i kthesh në viktima dhe viktimat ne fajtor! Në bazën e harmonisë së një familjeje nuk mund të jetë dieta dhe kthimi i gruas në skllave seksi për burrin. Femra që predikon ti nuk ka lidhje me Shqipërinë. Ky tip femre që duhet ti “bindet” verbërisht burrit dhe të ndihet gjithmonë fajtore gjendet në shkretetirat e Arabisë Saudite e tufëzuar në poligaminë e Beduinëve! Këtu tek ne marrëdhëniet ndërtohen mbi dashuri reciproke, që nënkupton dhe detyrimin reciprok por ti s’mund ta kuptosh sepse fjala dashuri nuk egziston në terminologjinë e Sheriatit sipas të cilit femra blihet si një plaçke gabi. Meqënëse, mesa kam parë, paske vendosur që ta zhvillosh predikimin tënd ne rrjetet më moderne sociale të kohës Facebook apo Instagram do dëshiroja që dhe interpretimet e tua ti përshtateshin nivelit të kohës”, shkruan Barbana.

Ndërsa Fatma Haxhialiu shkruan:

“Pra po të tradhëtoi burri je e shëmtuar, e pambajtur, e shëndoshë, mirë ta bën se nuk pranon të përdhunohesh dmth të bësh seks edhe pa dëshire, se atij i bëhet mooo e ka fiziologjikeee. Është faji yttt femër. Ndërkohe burrit i lejohet të jetë obeze, të vijë era derr, të mos e kontrolloj dot mikun në pantallona, se burrë është. Dhe nëqoftëse të tradhëton e ke bërë ti që të të tradhëtojë, se s’ke ditur me e mbajt dhe të kanë mallkuar dhe engjejt se ke mbjell shthurrje, duke mos ja lënë burrit. Kot një pyetje, nëqoftëse tradhëton gruaja? Hahahahaaa ok qesha shumë, se normal do vritet me gur, lavirja bishtperdredhur”.

Por Elvis Naçi nuk ka qëndruar në heshtje ndaj kritikave.

Përmes një statusi në facebook paraditen e sotme ai shprehet: Të nderuar vëllezër dhe motra kemi nevojë si Shqiptarë të jemi më të bashkuar se kurrë, përçarja dhe nxitja e urrejtjes nuk i shërben askujt, si detyrim moral kam sqarimin e qartë të videos që u keqkuptua nga disa dëgjues! Shpërndajeni ta degjojnë të gjithë!

Por nëse bëjmë një krahasim mes videos që imami ka postuar para disa muajsh dhe asaj që hedh sot nuk janë të njëjta. 

*Degjojeni ligjeraten e imamit (video e disa muajve më parë) per menyren se si duhet te sillet gruaja para burrit; per engjejt qe sipas tij e mallkojne nese nuk i ploteson deshirat seksuale burrit dhe per mbipeshen si faktor tradhtie….

*Videoja e postuar sot nga imami në facebook, ku hiqen deklaratat per tradhtine dhe mbipeshen e grave….

Etiketa: bashkeshortetdeklarataelvis nacifeja islamegraIMAMmbipeshaofendimetradhëtia

Ju sugjerojmë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Para
Cristiano Ronaldo shpenzime marramendëse për makinën e fundit, 2.1 milionë euro

Cristiano Ronaldo shpenzime marramendëse për makinën e fundit, 2.1 milionë euro

NASA ka gati anijen që do “të prekë” diellin

NASA ka gati anijen që do “të prekë” diellin

Detaje në media/ Makinat e blinduara në Tiranë, ja kush është pronari

Detaje në media/ Makinat e blinduara në Tiranë, ja kush është pronari

TE FUNDIT

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
7 Qershor, 2025

Policia doganore ka gjetur paraditen e sotme 3 armë dhe 1580 fishekë të fshehura brenda një automjeti të braktisur prej...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme 7 qershor, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Policia...

Lexo më shumë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
7 Qershor, 2025

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil, ku 5 persona u konfliktuan për një vend parkimi....

Lexo më shumë

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
7 Qershor, 2025

Jashtë një kafeneje, pak metra larg ”Arenës Kombëtare”, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po rregullonin dy flamurë në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com