Paraditen e sotme grupi parlamentar i Partisë Socialiste si asnjëherë më parë ka zhvilluar mbledhjen e saj në Kryesinë e Kuvendit dhe jo në selinë e PS, ashtu siç ndodh zakonisht.
Kryeministri Rama dha një përgjigje lidhur me shndërrimin e Kuvendit në ‘seli të PS’, Rama tha se salla e mbledhjeve në seli tashmë është e vogël dhe nuk ka kapacitet për të gjithë deputetet.
“Së pari dua të falenderoj drejtuesit e grupit për ogranizimin e kësaj hapësire në funksion të mbledhjes së grupit duke patur parasysh se salla e mbledhjeve në selinë tonë u bë e vogël për numrin e deputetëve që dolën nga zgjedhjet e fundit”, tha Rama.
Kujtojmë që në zgjedhjet e 25 qershorit, Partia Socialiste arriti që të fitonte 74 deputetë. /Opinion.al