Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nipi i Prek Calit: Veç serbi mund ta shembte kullën e gjyshit por se e bëjnë shqiptarët….

2017/09/18 at 10:14 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nipi i Prek Calit: Veç serbi mund ta shembte kullën e gjyshit por se e bëjnë shqiptarët….

“Nuk më ka shkuar mendja kurrë se ka shqiptar që e shemb kullën e vjetër të gjyshit tim”. Veç nëse janë çetnikët e Serbisë të një kohe më parë, por se e bëjnë shqiptarët, s’do e kisha besuar kurrë”. Kështu deklaroi për “Gazeta Shqiptare”, nipi i Prek Calit, Ndue Ndreshaj, pas shembjes së kullës së vjetër të gjyshit të tij në Vermosh të Malësisë së Madhe.

90- vjeçari Dreshaj tregon se shtëpia është lënë në harresë dhe më pas është prishur vetvetiu dhe se tani e ndihmuan dhe e prishën krejt.

Rrëfimi

“Unë e kam shumë të afërt Prek Calin. Vajza e tij është nëna ime, pra ai është gjyshi im. Unë jam trashëgimtari më i afërt i Prek Calit, sepse jam nipi i tij. E mora vesh dhe jam shumë i mërzitur për atë që ka ndodhur. Ndjehem keq, sepse po të ishte një kohë tjetër, ndryshe do ishte folur. Kjo është fatkeqësi. Ndjehem keq, por s’kam çfarë bëj.

S’ma ka marrë mendja kurrë se e prish kush atë shtëpi dhe s’më ka shkuar mendja se ka shqiptar që e shemb. Veç nëse janë çetnikët e Serbisë të një kohe më parë, por se e bëjnë shqiptarët, s’do e kisha besuar kurrë. Shtëpia është lënë në harresë dhe më pas është prishur vetvetiu dhe tani e ndihmuan dhe e prishën krejt. Nuk kam dijeni se kush e ka prishur. S’jam dakord aspak se mund ta ketë prishur bashkia e Malësisë së Madhe.

Veç nëse është bashki e marrë, e çmendur dhe antishqiptare, se ndryshe s’ka se si. Nuk besoj se e ka prishur bashkia, nuk ka si të ndodhë kjo”, tregon Ndue Ndreshaj. 90- vjeçari sqaron se Prek Cali ka qenë i fshehur kur në janar të 1945 në Kelmend janë vrarë 36 partizanë dhe se nuk është gjyshi i tij, ai që i ka vrarë siç akuzohet.

“Prek Cali është një hero për Shqipërinë, që luftoi për kufijtë shqiptarë, për t’i mbrojtur. Kam qenë 16 vjeç kur e kanë vrarë gjyshin tim. E mbaj mend. Kishte dëshirë të përzinte shkijet (serbët) dhe të zgjeronte sa më shumë dhe të mbronte kufijtë e Shqipërisë. Prek Cali nuk ka vrarë asnjë partizan dhe askënd tjetër. E mbajtën të lidhur për disa ditë në Shkodër në burg dhe më pas e mbyti Beqir Balluku dhe Mehmet Shehu me shokët e tyre komunistë.

T’i dorëzohej Prek Cali Enver Hoxhës nuk e di nëse do e mbyste apo jo Enveri, sepse Prek Cali ka qenë në burg me Enver Hoxhën. Kur i doli gjyshit tim lirimi, ai tha ‘jo, nuk largohem pa u liruar edhe Enver Hoxha, kanë qenë në një burg jashtë Shqipërisë. U lëshua edhe Enver Hoxha pas kësaj kërkese të gjyshit tim.

Kur janë vrarë partizanët, gjyshi im ka qenë në Vermosh, në shpellë i fshehur. Është fshehur, se ndryshe do e vrisnin partizanët. Enver Hoxha e tradhtoi idealin e Prek Calit, ndërsa gjyshin tim e pushkatuan pa shkuar fare në gjyq. Enver Hoxha ka shkruar edhe libra për Prek Calin.

Prek Cali u ka thënë malësorëve që të mos vritet askush dhe të mos bëhen luftëra mes shqiptarëve. Gjyshit i erdhën me flori pafund serbët për ta shitur tokën e bjeshkëve të Vermoshit, por këtë nuk e pranoi asnjëherë. Po të kem unë mundësi edhe 100-katëshe e bëj, por po të bëhet e re gjithsesi e humb vlerën e kullës së vjetër. Shteti po të kishte dashur, do e kishte rikonstruktuar, por nuk e di pse nuk e kanë bërë.

Disa herë kam kërkuar që kulla e gjyshit tim të rindërtohej për të mos humbur vlerat, por s’e ka bërë kush këtë gjë. Shembja është një vrasje e dytë për Prek Calin.

Asgjë nuk do të ndodhë më aty pa ardhur njëherë dhe pa folur me ne. Duhet që të diskutojnë me ne, të na marrin leje, të biem dakord dhe më pas të shohim se çfarë bëhet.

Ndryshe nuk do të lejojmë asnjë lloj ndërtimi”, thekson nipi Prek Calit.

Etiketa: gjyshikullaprek calishembje

Ju sugjerojmë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Para
Gazeta Dita i hap ‘dosjet’ Tom Doshit

Zvarritet gjyqi i Doshit, shkak dorëheqja e gjyqtarëve

Vritet me armë përfaqësuesja e LGBT-së

Vritet me armë përfaqësuesja e LGBT-së

Robert Berisha bën botox dhe nuk ja ndjen fare për kritikat

Robert Berisha bën botox dhe nuk ja ndjen fare për kritikat

TE FUNDIT

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
7 Qershor, 2025

Policia doganore ka gjetur paraditen e sotme 3 armë dhe 1580 fishekë të fshehura brenda një automjeti të braktisur prej...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme 7 qershor, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Policia...

Lexo më shumë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
7 Qershor, 2025

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil, ku 5 persona u konfliktuan për një vend parkimi....

Lexo më shumë

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
7 Qershor, 2025

Jashtë një kafeneje, pak metra larg ”Arenës Kombëtare”, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po rregullonin dy flamurë në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com