Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Histori/ Kush ishte Prek Cali. Si luftoi përballë partizanëve nga Jugosllavia dhe Shqipëria

2017/09/17 at 6:58 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Histori/ Kush ishte Prek Cali. Si luftoi përballë partizanëve nga Jugosllavia dhe Shqipëria

Nga Kastriot Dervishi-


Në mesin e nëntorit 1944, pra dy javë para se komunistët të hynin në Shkodër, partizanët jugosllavë të ardhur nga Kolashini sulmuan Vermoshin. Vodhën pasurinë e shqiptarëve.

Vetëm Prek Calit i morën një mall me vlerë prej 20 mijë napolonash flori. Malësorët nuk patën mundësi të reagonin ndaj këtij sulmi, por u bënë gati që në vijim sulmuesit me yll të kuq nga brenda apo jashtë kufirit t’i prisnin me pushkë.

Më 28.11.1944 batalioni i 1-rë i brigadës së 1-rë pasi parakaloi para Enver Hoxhës në Tiranë, u drejtua për ekspedita ndëshkimore në Prefekturën e Shkodrës, duke nisur së pari nga Nënprefektura e Mirditës. Më 11.11.1945 ky batalion u gjend në Shkodër.

Sipas historikut të brigadës së 1-rë, qëllimi i udhëtimit në Kelmend ishte “spastrimi nga reaksionarët” dhe “ngritja e këshillave nacionalçlirimtare”. Siç edhe dihet Dushan Mugosha e Miladin Popoviçi nuk e shtrinë dot pushtetin e tyre në pjesën më të madhe të veriut të vendit. Kjo “punë” ngeli pas lufte. Çdo përpjekje e popullsisë vendase ka qenë vetëmbrojtje ndaj një bande gjakatare që përpiqej të vendoste pushtetin e saj.

Më 10.1.1945 afër kishës së Kastratit u zhvilluan luftime midis komunistëve e malësorëve vendas. Këtu nisi në fakt qëndresa që përfundoi me arrestimin e Prek Calit më 16.2.1945.

Në vijim, më 13.1.1945 në Kalcë u mbajt kuvendi i burrave të Kelmendit i kryesuar nga Prek Cali. Teksa po diskutohej çfarë duhej të bënin përballë rrezikut që i kanosej prej komunistëve, një gjyle e partizanëve ra afër vendit ku po bëhej kuvendi. Kjo gjyle dhe të tjerat pas saj, vulosën vendimin e malësorëve se qëndresa ndaj komunistëve ishte e pashmangshme.

Forcat e batalionit të 1-rë me një eufori të pazakontë u nisën drejt veriut me dëshirën për t’i dhënë një ndëshkim të mirë banorëve të Kelmendit që normalisht e urrenin komunizmin.

Në afërsi të urës së Tamarës forcat komuniste hasën në qëndresën e banorëve. U zhvilluan luftime për rreth 10 orë, nga ora 6.00 deri në orën 16.00. Në përfundim u vranë 13 komunistë, me 2 vdiqën nga i ftohti, ndërsa mbeturinat e batalionit kaluan në Jugosllavi te aleatët e vet.

Nisur nga humbjet që pësuar në aventurën e tyre terroriste, komunistët organizuan dy operacione kundër popullsisë civile, sipas këtyre datave:

14 – 31 janar 1945

1 – 16 shkurt 1945

Operacioni i parë përfundoi me humbjen e komunistëve dhe sprapsjen e tyre. Operacioni i dytë është quajtur “spastrimi”. Operacioni mbi veriun e vendit kishte karakter thellësisht antikombëtar. Persona të armatosur, kryesisht kontingjente të botës së krimit, shkonin në operacione duke kënduar: “Luaje, luaje goce këmbënë; t’ia q…gegës mëmënë”.

Më 26.1.1945 mbërriti në Shkodër, Mehmet Shehu. Ai urdhëroi menjëherë që terrori të niste nga qyteti. Duke njohur rëndësinë dhe natyrën e papërkulur të Shkodrës, Shehu “bllokoi” qytetin nga 29 janari deri më 2 shkurt 1945, duke arrestuar 168 persona, duke krijuar një gjendje të paparë ndonjëherë. Mehmet Shehu i shkruante Enver Hoxhës se Ferit Radovicka me tre batalione do marshonte nga Jugosllavia e do dilte në Vermosh për të goditur “armikun” pas shpine nga veriu. Ndreko Rino me dy batalione do sulmonte në drejtimin Bogë-Okël për të dhënë goditjen nga lindja. Ndërsa Abaz Fejzo me katër batalione do sulmonte nga Broja. Operacioni do zhvillohej në trekëndëshin Bunë-Drin-Shëngjin. Kundër popullsisë civile u përdorën edhe topat e batalionit “Antonio Gramshi”.

Qëndresa e popullit të Malësisë mori fund ditën e arrestimit të Prek Calit më 16.2.1945. Ky i fundit ishte në fortesën e fundit në shpellën e Vuklit së bashku me disa burra të tjerë. Qëndroi në kushte të vështira për 7 ditë. Partizanët nuk e mundën dot Prek Calin, pavarësisht se kishin forca të shumta ushtarake. Cali pranoi të dalë nga shpella në “besë” të Abaz Fejzos. “Nacionalçlirimtarët”, si forcë antikombëtare morën edhe masa të tjera që renditen si krime ekonomike e sociale. Ata dogjën 34 shtëpi në Vermosh, Nikël, Vukël e Rahovicë; konfiskuan 80 kokë lopë, 315 dhen, 35 barrë bereqet. Ushtria “çlirimtare” si mishngrënëse e paparë gjatë ushtrimit të gjenocidit të saj, hëngri aty 225 krerë bagëti.

Komunistët patën 39 të vrarë dhe 48 të plagosur (prej tyre 30 të vrarë dhe 48 të plagosur ishin të brigadës së parë). Ndërsa popullsia vendase pati 44 të vrarë dhe 21 të plagosur. 19 familje u internuan e përfunduan më pas në kampin e Beratit.

Prek Cali u gjykua në një proces të Gjyqit Ushtarak të Korparmatës së 3-të në Shkodër, ku u dënuan 25 persona. Në gjyq Cali deklaroi se “partizanët janë njerëz të këqij, të djegin, vrasin dhe janë njerëz pa fe”.

Me vendimin nr.42, datë 3.3.1945, gjykata komuniste ndër të tjerë, deklaroi fajtorë dhe dënoi 70-vjeçarët Prek Calin dhe Ded Lulash Smaili me vdekje. Prek Cali dhe 8 të dënuar të tjerë janë ekzekutuar nga brigada e 2-të të Mbrojtjes së Popullit në Shkodër.

Kujtimi i veprës së Prek Calit e burrave të malësisë, u kujtua për herë të parë në vitin 1992, në një ceremoni të zhvilluar në alpet shqiptare të cilën e nderoi edhe pjesëmarrja e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Rajërson.

Bashkëlidhur, harta e veprimit ushtarak të partizanëve në fazën e dytë. Vini re hyrjen e trupave nga territori jugosllav në krahun e majtë të hartës.

*Marrë nga faqja në facebook e studiuesit Dervishi

Etiketa: historiluftapartizaneprek cali


Ju sugjerojmë

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Para
Video/ Mesazhi i fortë që përcjell Rozana Radi me këngën “Ma thuaj ti”

Rozana Radi flet me dhimbje për jetën e saj: S'kam patur para për cigare. Disa gazetarë ma "nxinë"

Foto/ Njihuni me të dashurat e futbollistëve të Kombëtares: Kush ka më të bukurën?!

Video/ Çiljeta: Jam e lumtur dhe e përmbushur në dashuri

Profesori i Oksfordit Tariq Ramadan vjen në Tiranë, flet për islamin dhe ISIS: Ja pse muslimanët duhet të reformohen

Profesori i Oksfordit Tariq Ramadan vjen në Tiranë, flet për islamin dhe ISIS: Ja pse muslimanët duhet të reformohen
















TE FUNDIT

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
7 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton...

Lexo më shumë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com