Ajo është një ndër artistet më rebele e kontroverse të ditëve të sotme, e sa herë dëgjojmë emrin e Lady Gaga, përpos talentit, ndër mend na vijnë edhe çmenduritë e bëra në skenë dhe jashtë saj. Edhe pse e fejuar prej pesë vitesh me aktorin Taylor Kinney, në korrik të vitit të shkuar çifti deklaruan zyrtarisht ndarjen. Në dukje një lidhje e lumtur dhe plotë dashuri, edhe kjo marrëdhënie e Lady Gaga-s rezultoi pa sukses.
Së fundmi, artistja ka realizuar një dokumenta mbi jetën e saj. “Gaga: Five Foot Two” ka mbajtur premierën në Toronto International Film Festival të premten e shkuar, e një ndër temat për të cilat popstari ka folur sinqerisht ka qenë edhe raporti me Kinney, si dhe arsyet që çuan drejt ndarjes. “Unë dhe Taylor ziheshim shumë, dhe kjo u bë e padurueshme. Rezultati i budallallëkut tim kundrejt meshkujve është se tashmë kam mbetur pa një të tillë. Kur je në një lidhje, duhet të lëvizësh paralelisht bashkë me tjetrin”, është shprehur Lady Gaga, e cila nuk ka lënë pa përmendur as angazhimet e karrierës, si një faktor ndikues në marrëdhëniet me meshkujt në tërësi. “Shita 10 miliom kopje dhe humba Matt. Shita 30 milion të tjera dhe humba Luk. Tani, realizova një film dhe humba Taylor. Është si të të kthehen gjërat përmbys. Është hera e tretë kjo që më thyhet zemra kështu”, ka vijuar më tej Gaga, duke bërë të qartë kështu se ndarjet për të janë thjesht shkatërruese…