Është betuar sot me një ceremoni të posaçme në Presidencë Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut.
Në fjalën e tij, Presidenti Ilir Meta tha se kjo është një ngjarje me peshë në zinxhirin e komandimit dhe drejtimit strategjik të FA të republikës së Shqipërisë.
“Kam rastin jo vetëm t’ju uroj juve Gjeneral Kollaçaku, por edhe të shpreh besimin e plotë se në saje të edukimit, profesionalizmit dhe eksperiencës së spikatur që ju zotëroni, jepni garanci se do ta përmbushni me nder dhe sukses sfidën dhe detyrën fisnike të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm”, tha Meta./tvkaln.al