Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha nga Strasburgu: Ne po luftojmë një diktaturë, çdo ndihmë që mund të na jepni, do ju jemi shumë mirënjohës!

2025/04/07 at 1:31 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha nga Strasburgu: Ne po luftojmë një diktaturë, çdo ndihmë që mund të na jepni, do ju jemi shumë mirënjohës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme nga Strasburg se nëse PD vjen në pushtet, toleranca do të jetë zero ndaj krimit.


Në një mbledhje të grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane, në Strasburg, ku ishte i ftuar, Berisha tha se Shqipëria po del në botë si një shtet me kartele droge dhe krim të organizuar.

Berisha nënvizoi më tej se Edi Rama ka përdorur krimin për të mbajtur pushtetin, duke theksuar se vrasësit dhe trafikantët janë të gjithë të përfshirë në procesin zgjedhor dhe mbjellin frikë e terror tek qytetarët.

Për këtë arsye, Berisha deklaroi në mbledhje se çfarëdo ndihme që mund të japë ky institucion, do të ishin shumë mirënjohës.

“Zonja dhe zotërinj, Shqipëria po del si një shtet me kartele droge dhe krim të organizuar.

Kryeministri shqiptar vetë priti në zyrën e tij një koordinator të gjithë këtyre organizatave kriminale dhe emri i tij është shumë i njohur.

Vetë ai, zoti Rama i takoi ata në Aruba, në Dubai. Emri i zotit Rama citohet në media si i lidhur me ta. Rama u ofron atyre, ata kontrollojnë të gjitha lejet e ndërtimit në vend. Kush vjen në Tiranë mund të shohë shumë kulla teksa ngrihen. Por gazetarët investigativë kanë zbuluar se vetëm 20 përqind e parave vijnë nga sistemi bankar, të tjerat vijnë nga nëntoka.

Vrasësit, trafikantët, vrasësit seriale bëjnë ligjin në zgjedhje. Ata janë të gjithë të përfshirë në procesin zgjedhor dhe mbjellin frikë dhe terror tek qytetarët.

Agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit nga Franca, Holanda, Belgjika kanë zbuluar kodet e SKY EÇ, Matrix, EncroChat, janë telefona të koduar, me të cilët gangsterët në Europë dhe botë komunikojnë me njëri-tjetrin.

Gjuha e dytë më e përdorur ishte gjuha shqiptare. Përqendrimi më i madh i këtyre telefonave ishte godina e kryeministrisë dhe vetë Edi Rama përdorte 3 prej tyre.

Këto agjenci sollën 1 milion paqe të transkriptuara. Këto transkriptime trajtojnë përfshirjen e tyre të thellë në zgjedhje, por në Shqipëri, krimi elektoral është amnistuar.

Drejtësia politike e kontrolluar nga Edi Rama nuk merret me këtë krim. Kështu që këto zgjedhje janë një proces me një makinerie të madhe blerjesh votash dhe një makineri të madhe frike që kontrollon vullnetin e popullit.

Gjatë këtyre javëve, kryeministri vetë do japë 100 euro për çdo pensionist dhuratë për votën.

Krahas kësaj është kanabisi për votën, ai ka shpërndarë 148 licenca për të mbjellë kanabis në mbarë vendin.

Ai nuk respekton asnjë ligj të Kodit Elektoral.

Këto janë, kjo është panorama e Shqipërisë, situata ku jemi.

Tani, cilat janë opsionet tona?

Ne duhet të luftojmë, të luftojmë, të luftojmë.

Në një diktaturë, nuk ke asnjë opsion tjetër. Por çfarëdo ndihme që mund të japë ky institucion, ne jemi shumë mirënjohës.

Pas dy ditësh, Parlamenti Europian, komisioni i jashtëm do organizojë një seancë dëgjimore për Shqipërinë. Ky shkëmbim është një mesazh i mirë që i dërgojmë shqiptarëve për interesin tuaj të madh.

Tolerancë zero ndaj krimit.

Kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin time”, tha Berisha.



Ju sugjerojmë

Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të FIGC në cilësinë e zv-presidentit të UEFA
Sport

Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të FIGC në cilësinë e zv-presidentit të UEFA

22 Qershor, 2026 5:32 pm
Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron
Kryesore

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron

22 Qershor, 2026 2:08 pm
Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet

22 Qershor, 2026 1:58 pm
Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim
Bota

Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim

22 Qershor, 2026 1:56 pm
Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit

22 Qershor, 2026 1:27 pm
Kush është Andy Burnham, kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe
Bota

Kush është Andy Burnham, kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe

22 Qershor, 2026 1:25 pm
Kushtet e PE për Shqipërinë, Grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat
Politikë

Kushtet e PE për Shqipërinë, Grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat

22 Qershor, 2026 1:22 pm
Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta
Kronikë

Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta

22 Qershor, 2026 11:01 am
Starmer niset drejt Gjirit Persik për ta diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

22 Qershor, 2026 10:54 am
Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos
Sport

Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos

22 Qershor, 2026 10:13 am
Para
Mishi i pulave me salmonelë/ Policia ndalon administratorin e kompanisë dhe më pas procedohet në gjendje të lirë

Mishi me salmonelë në treg, largohet drejtori i AKU-së së Tiranës

Kallas: Jemi duke i analizuar gabimet e dialogut Kosovë-Serbi

Kallas: Jemi duke i analizuar gabimet e dialogut Kosovë-Serbi

Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin/ Hasani: Ditë historike për komunitetin shqiptar në Mal të Zi

Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin/ Hasani: Ditë historike për komunitetin shqiptar në Mal të Zi
















TE FUNDIT

Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të FIGC në cilësinë e zv-presidentit të UEFA

Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të FIGC në cilësinë e zv-presidentit të UEFA
22 Qershor, 2026

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në cilësinë e Zv.Presidentit të UEFA-s, mori pjesë në Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore...

Lexo më shumë

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron
22 Qershor, 2026

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi sot në Paris vizitë zyrtare me një drekë pune në Pallatin Elysee,...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet
22 Qershor, 2026

Donald Trump ka lëshuar këtë të dielë një sëri paralajmërimesh të forta ndaj Iranit, ndërsa në Zvicër po zhvillohen bisedimet mes delegacioneve...

Lexo më shumë

Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim

Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim
22 Qershor, 2026

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka deklaruar se bisedimet e fundit të paqes me Iranin kanë sjellë rezultatet që Uashingtoni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}