Dikur nënkuptohej, ndërkaq tani për të si duket fantazojnë…Një grup shkencëtarësh ka bërë një hulumtim të fantazive seksuale tek 1.516 persona, të cilëve u është dhënë lista me 55 fantazi seksuale nga më të ndryshmet.
Të intervistuarit në studim kanë pasur për detyrë që çdo fantazi ta vlerësojnë sipas intensitetit dhe përshtypjes së tyre, ndërkaq atë më të preferuarën ta përshkruajnë sa më hollësisht. Si fantazi më e popullarizuar te personat e të dy gjinive femrave dhe meshkujve është vënë te seksi i cili ka të përfshira ndjenjat romantike. Pra si te thuash një marrëdhënie dashurore më shumë se sa seksuale në shtratë. Kjo i ka befasuar studiuesit.
Po ashtu seksi i papritur dhe seksi në vende të pazakonshme gjithashtu janë vënë në maje të listës.
Nga ana tjetër 65 për qind e femrave kanë zgjedhur seksin e nënshtruar si njërën ndër fantazitë më të preferuara seksuale. Më shumë se 52 për qind e femrave kanë vendosur për variante të ndryshme të të lidhurit, 36 për qind fantazojnë për seks të dhunshëm, ndërkaq 28,9 për qind fantazojnë për dëshirën që mashkulli t’i detyrojë për të bërë seks.
Meshkujt gjithashtu ju japin përparësi fantazive për seksin oral, seksin jashtëmartesor, seksin me disa femra.