Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gruaja e Ministrit dhunohet ditën e përvjetorit, PDK akuzon VV për sulmin

2017/08/28 at 10:50 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gruaja e Ministrit dhunohet ditën e përvjetorit, PDK akuzon VV për sulmin

Bashkëshortja e ministrit të Zhvillimit Ekonomik në qeverinë e Kosovës, Vitore Metaj Stavileci, sot, është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar.


Mediat kosovare shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, pikërisht në ditën e përvjetorit të martesës së çiftit Stavileci.

Stavileci është dërguar menjëherë në Qendrën Emergjente për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa pas pak minutash mësohet se ka mbërritur edhe bashkëshorti, ministri Blerand Stavileci.

Burimet nga policia e Kosovës thanë se po hetohet rreth ngjarjes dhe autorëve të sulmit.

Menjëherë pas këtij akti, përmes një deklarate për mediat, Partia Demokratike e Kosovës tha se pas sulmit fshihen aktivistë të Levizjes së Vetvendosjes.

Sipas deklaratës, ditën e sotme, në mesditë, kriminelët e Vetvendosjes kanë sulmuar dhe rrahur brutalisht bashkëshorten e ministrit Blerand Stavileci, ndërsa nënvizohet se para se të jetë bashkëshorte e një politikani, ajo është nënë.

Më tej, PDK, tregon se pas lëndimeve të marra si pasojë e sulmit Stavileci po trajtohet në QKUK.

“Blerandi Stavileci ka qenë një nga zërat më të theksuar për mospunën dhe keqpërdorimet e shumta në komunën e Prishtinës, nga zyrtarët më të larta të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Uran Ismajli, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

PDK tha se pas sulmit fizik, bashkëshortes së ministrit i është thënë që t’i përcjellë porosi të qarta Blerandit, duke e paralajmëruar që të mosë flasë shumë dhe pas këtij veprimi a do guxojë të flasë më.

PDK kërkon që organet e rendit të kapin autorët e përfshirë në ngjarje dhe vënien e menjëhershme të tyre para drejtësisë.

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje hodhën poshtë pohimet e Partisë Demokratike dhe e dënuan sulmin ndaj zonjës Stavileci.

Dardan Sejdiu deputet i kësaj lëvizjeje shkroi në rrjetet sociale se “janë për keqardhje deklaratat e zyrtarëve të lartë të PDK-së që pa asnjë fakt akuzojnë Vetëvendosjen në lidhje me këtë rast, duke ndërhyrë në punën e organeve kompetente, që do të duhej sa më parë ta zbardhnin këtë akt kriminal. Ngutja e PDK-së për të akuzuar aktivistët e VV-së nuk përbën vetëm papjekuri të skajshme politike, por edhe lë hapësirë për dyshime rreth inskenimeve të mundshme qëllimkëqija, çka me siguri se nuk do të përbënte risi“, shkruan ai.

Sulmi u dënua edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaci dhe kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, por edhe partitë politike që kërkuan ndriçimin sa më të shpejtë të këtij incidenti,

Sulmi i sotëm ndodhë në një periudhë të ashpërsimit të gjuhës politike para zgjedhjeve për pushtetin komunal që do të mbahen më 22 tetor dhe të debateve të rrepta rreth zvarritjes së ngritjes së institucioneve të Kosovës në bazë të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.

 

 

Etiketa: akuzon VVdhunohetgruaja e ministritPDK


Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Krerët e BE paralajmërojnë politikë të re për dhënien e azilit

Krerët e BE paralajmërojnë politikë të re për dhënien e azilit

Lushnje/ Aksident i rëndë, humb jetën një person

Lushnje/ Aksident i rëndë, humb jetën një person

Koreja e Veriut lëshon një raketë mbi Japoni

Koreja e Veriut lëshon një raketë mbi Japoni
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}