Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turizmi/ Kosovarët braktisin Shqipërinë

2017/08/22 at 10:52 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Turizmi/ BB jep 71 milionë USD për 4 qytete në Jug të Shqipërisë

Për vite me radhë Shqipëria është bazuar në turizmin patrotik. Atë të shtetasve nga Kosova, të cilët që pas ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës në 2009-n vërshuan drejt Shqipërisë për turizimin veror, por edhe atë të fundjavës.   Por këtë vit ata duket se po refuzojnë në heshtje abuzimet e përvitshme me çmimet, problemet me infrastrukturën, deri te diskriminimin me moslejimin e kalimit të autobusëve në rrugën e plazhit në Durrës gjatë kësaj vere.


Të dhënat e INSTAT për 7 mujorin tregojnë se për herë të parë hyrjet e shtetasve nga Kosova kanë shënuar një rënie të ndjeshme. Për 7 mujorin (janar-korrik) erdhën 182 mijë shtetas nga Kosova më pak se të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rënie prej 17%. Edhe në korrik, tkurrja ishte e lartë me 33%, apo rreth 147 mijë shtetas më pak, teksa hynë në total 297 mijë shtetas nga Kosova (nga 444 mijë korrikun e një viti më parë). Rezulton se korriku ka qenë goditja fatale e turistëve nga Kosova që kanë braktisur masivisht Shqipërinë, ndonëse muaji i Ramazanit, që përgjithësisht step turistët e vendit që flet të njëjtën gjuhë, mbaroi në 26 qershor.  Rënia në korrik ishte aq e lartë, saqë nuk u arrit të kompensohej nga dhjetëra turistë të shteteve të tjera (në korrik numri i të huajve që hynë në Shqipëri ra lehtë në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, raportoi INSTAT).

Pavarësisht rënies, shtetasin nga Kosova mbeten thelbësorë për turizmin shqiptar, teksa zinin 33% të totalit të hyrjeve për 7 mujorin 2017, nga 42% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Maqedonasit mbeten të dytët, rriten ndjeshëm italianët e polakët

Ndryshe nga shtetasit e Kosovës, maqedonasve u është ngjallur interesi për turizmin shqiptar. Hyrjet e tyre u rritën me 20% për korrikun dhe 10% për 7 mujorin (në total 342 mijë).

Shtetasit grekë kishin një rritje të lehtë me 5.6% për 7 mujorin, por ata vijojnë të mbeten të lartë në numër, me 246 mijë hyrje për janar-korrik (këtu përfshihen dhe shtetas shqiptare me nënshtetësi greke). Edhe nga shtetasit e Malit të Zi ka pasur një rritje të lehtë me 4.4% të hyrjeve, duke u renditur të katërtit.

Në vlerë absolute, rritjen më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në 7 muajt e parë të vitit e kanë shënuar italianët, me një zgjerim prej 56%, ose 66 mijë hyrje më shumë, me 182 mijë hyrje në total. Shqipëria ka qenë së fundmi në faqet e mediave italiane, që i kanë bërë jehonë bukurisë së bregdetit, që është kaq pranë Italisë, duke e krahasuar me Karaibet, ushqimeve të mira e të lira dhe njerëzve mikpritës.

Të dytët për rritjen më të lartë janë maqedonasit. Të tretët janë polakët, që ishin dhe supriza e kësaj vere, edhe për faktin që hotelet shqiptare u grupuan për të ofruar shërbime të gjitha të përfshira (all inclusive), një risi kjo për modelin shqiptar të turizmit. Por, pavarësisht rritjes së lartë, pesha e turistëve polakë mbetet shumë e ulët. Në shtatë muajt e parë kanë hynë në vend rreth 60 mijë polakë (gjysma e të cilëve erdhën në korrik), duke përbërë vetëm 2.2% të totalit të hyrjeve të shtetasve të huaj për periudhën në fjalë.

Rritje të lartë në vlerë absolute, por që mbeten të ulët në peshë, kanë shënuar këtë vit edhe zviceranët, anglezët, amerikanët./monitor



Ju sugjerojmë

Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë
Kronikë

Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë

7 Qershor, 2026 4:32 pm
Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën
Bota

Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën

7 Qershor, 2026 4:24 pm
“Mos e shit vendin”, qindra shqiptarë protestojnë në Heidelberg të Gjermanisë
Aktualitet

“Mos e shit vendin”, qindra shqiptarë protestojnë në Heidelberg të Gjermanisë

7 Qershor, 2026 4:12 pm
Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit
Bota

Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit

7 Qershor, 2026 3:47 pm
Trump: Mund të marrim naftën e Iranit, por bota nuk është e “duruar”
Bota

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 22% të kapaciteteve raketore

7 Qershor, 2026 3:22 pm
Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec
Kryesore

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec

7 Qershor, 2026 2:59 pm
Integrimi në BE, Rama: Siguria ushqimore, sfida e sfidave
Aktualitet

Rama për protestën: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng, s’ka për ta ndalur

7 Qershor, 2026 2:34 pm
Vrau policin dhe plagosi një tjetër, jepet masa e sigurisë për Violand Braçellarin
Kronikë

Vrau policin dhe plagosi një tjetër, jepet masa e sigurisë për Violand Braçellarin

7 Qershor, 2026 2:24 pm
Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban
Bota

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban

7 Qershor, 2026 2:02 pm
Nikotina promovohet si ndihmë për trurin, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Bota

Nikotina promovohet si ndihmë për trurin, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

7 Qershor, 2026 1:36 pm
Para
Video/ Frederik Ndoci bën publike pamjet e ndërhyrjes së policisë në lokalin ku ai po këndonte

Video/ Frederik Ndoci bën publike pamjet e ndërhyrjes së policisë në lokalin ku ai po këndonte

Pse familja mbretërore nuk firmos kurrë autografë?

Pse familja mbretërore nuk firmos kurrë autografë?

Aksidentohet aktori turk me prejardhje shqiptare Kivanc Tatlitug

Aksidentohet aktori turk me prejardhje shqiptare Kivanc Tatlitug
















TE FUNDIT

Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë

Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë
7 Qershor, 2026

Një mjet lundrues është bllokuar nga Policia Kufitare në zonën e Borshit, pasi u konstatua duke lundruar brenda perimetrit të...

Lexo më shumë

Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën

Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën
7 Qershor, 2026

Moska mban kontakte konfidenciale me Kievin. Komentet i bëri këshilltari presidencial i Rusisë, Yuri Ushakov, duke komentuar deklaratën e Presidentit...

Lexo më shumë

“Mos e shit vendin”, qindra shqiptarë protestojnë në Heidelberg të Gjermanisë

“Mos e shit vendin”, qindra shqiptarë protestojnë në Heidelberg të Gjermanisë
7 Qershor, 2026

Ditën e sotme në Heidelberg të Gjermanisë, qindra shqiptarë janë mbledhur për të protestuar kundër ndërtimit të një resorti në Zvërnec të...

Lexo më shumë

Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit

Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit
7 Qershor, 2026

Ukraina ka denoncuar një sulm të ri rus ndaj një infrastrukture të ndjeshme në zonën e Çernobilit. Sipas kompanisë shtetërore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}