Përplasja e një treni ka shkaktuar vdekjen e 14 personave dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur.
Televizioni lokal në Indi ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes ku duken me qindra persona të cilët kërkojnë me dëshpërim për të afërmit e tyre.
Autoritetet informojnë se numri i të vdekurve pritet të rritet.
Ajay Pandey, një oficer i lartë i policisë në vend, tha: “Ne po përpiqemi të nxjerrim të plagosurit.
Kryeministri indian Narendra Modi ka postuar një mesazh në Tëitter duke shprehur ngushëllime familjeve të të vrarëve.
Në nëntor të vitit 2016 në Uttar Pradesh, Indinë veriore, përplasja e një treni u mori jetën 150 personave./tvklan.al