Në një status të tijin në “Facebook”, ish kryetari i LSI-së Pëtrit Vasili është ndalur te investimet e huaja në Shqipëri. Sipas tij, ato janë në pikën më të ulët që mund të kenë qënë ndonjëherë, duke e konsideruar situatën si alarmante. Ai propozon ndër të tjera një Pakt Kombëtar për Ekonominë.
Statusi i plotë:
Ekonomia shqiptare në konfuzion.
Investimet e huaja në nivelin më të ulët se asnjë herë.
Thithja e projekteve të mëdha më e ulta.
Nuk ka prioritete madhore në ekonomi, por thjesht improvizime të ditës, që thjesht riciklojnë arkaizmin ekonomik, profanizmin dhe të kënaqurit me fiktivitet të qeverisë si dhe thellojnë frikshëm pabarazinë.
Është koha për një Pakt Kombëtar për Ekonominë.
Fjalët boshe dhe demagogjitë artificiale me shifrat për ekonominë do ta bëjnë varfërinë dhe papunësinë sëmundje pa shërim, dekurajimin tragjik për të rinjtë të pashmangshëm dhe vrasjen e shpresës mënyrë jetese.