Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Korrupsioni/ Ish-kreu i Burgjeve, ja si e fundosi dëshmia e vartësit të tij

2017/08/08 at 7:09 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Korrupsioni/ Ish-kreu i Burgjeve, ja si e fundosi dëshmia e vartësit të tij

Ish-drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, dërgohet në gjyq me akuzën e korrupsionit. Prokuroria ka dërguar në gjykatë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë, ndërsa procesi ndaj tij duket se do të fillojë në shtator 2017, shkruan “Panorama”.

Lajmi është bërë me dije nga burime të organit të hetimit që thanë se ish-drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, akuzohet se ka konsumuar veprën penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim. Artur Zoto është hetuar e do të gjykohet në masën e arrestit me burg. Ai ra në pranga më 16 shkurt 2017, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me abuzimet dhe korrupsionin në tenderët e zhvilluar për furnizimin me ushqime të sistemit të burgjeve.

Në të njëjtën çështje është hetuar e gjykuar edhe Iljaz Labi, ishzv.drejtor i përgjithshëm i burgjeve në kohën kur ky institucion drejtohen nga ana e Artur Zotos. Prokuroria për Krime të Rënda ka zbuluar se administratorët e kompanive fituese në tender kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, me qëllim marrjen në mënyrë fiktive të prokurimit me objekt “Blerje bulmet dhe veze”, e cila ka datë lidhje kontrate 31.05.2016 dhe me vlerë totale të kontratës 22.647.936. Për realizimin e qëllimit, të katër personat e dyshuar kanë biseduar për të paguar në mënyrë solidare të paktën një shumë prej 2 milion lekësh të rinj te zv.drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iljaz Labi, me qëllim që ky i fundit t’u krijonte lehtësitë e nevojshme gjatë procedurës së prokurimit. Çështja penale lidhet me tre tendera të furnizimit me ushqime në burgje, ku dyshohet se kompanive fituese u është kërkuar së paku 20 për qind e fondeve që u lëvroheshin nga buxheti i shtetit. Iljaz Labi, ish zv.drejtor i përgjithshëm i Burgjeve, u arrestua më 11 korrik 2016 me akuzën e korrupsionit. Ka qenë pikërisht ai, që ka dëshmuar kundër Artur Zotos, i cili dha dorëheqjen nga detyra më 15 korrik 2016.

DËSHMIA E LABIT PËR ZOTON “

…Sqaroj se për këtë procedurë, unë jam vënë në dijeni në mënyrë rastësore, duke qenë se nuk është në kompetencat e mia. Më thirri drejtori i përgjithshëm në zyrë një ditë dhe më tha se po hapej një procedurë tenderimi për ushqimet. Më tha që kemi këtë procedurën që do e bëjmë me negocim. Kam biseduar me operatorët dhe do të merresh ti me këtë punë. Në këto kushte unë mora dijeni për këtë procedurë dhe fillova të interesohem për subjektet konkurruese. Konkretisht, duke qenë se unë nuk kisha marrëdhënie dhe njohje me operatorët, drejtori Artur Zoto më tha që të takoja shtetasin Ylber Kalaja, me të cilin unë kisha pak njohje, për të biseduar në lidhje me këtë çështje, duke më thënë se e dinte Ylberi se si do të vepronte.

Kam kontaktuar me shtetasin Ylber Kalaja dhe kam biseduar me të në lidhje me procedurën që do të kryhej”. Më konkretisht, Ylberit i thashë që më kishte lënë porosi drejtori për t’u marrë me këtë punë dhe se do të isha unë ndërmjetësi. Ylberi më tha se ishte duke folur me operatorët e tjerë, pasi kishte dijeni më parë për këtë gjë. Më pas është zhvilluar procedura prokuruese dhe është shpallur fituese e saj shoqëria ‘Nelsa’ sh.p.k. Pas mbarimit të procedurës, mua më ka thërritur drejtori i përgjithshëm Artur Zoto dhe më ka pyetur se si po shkonin gjërat, duke pasur parasysh pagesën e pritshme prej operatorëve. I kam thënë se kisha biseduar me Ylberin dhe se isha duke pritur që ai të më sillte paratë, siç edhe kishim biseduar më parë. Mesa kam parasysh, shuma që do të paguhej nga operatorët për drejtorin do të ishte nga 10 deri në 20 % e vlerës totale të prokurimit… Trazhgim Sokolaj/Panorama.al

Etiketa: artur zotohetimet

Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët e zjarrit një pallat në Dibër, evakuohen banorët
Aktualitet

Përfshihet nga flakët e zjarrit një pallat në Dibër, evakuohen banorët

27 Gusht, 2025 10:16 am
Vetoja e presidentit polak kundër ndihmave për ukrainasit shkakton stuhi politike
Bota

Vetoja e presidentit polak kundër ndihmave për ukrainasit shkakton stuhi politike

27 Gusht, 2025 10:05 am
Nga Burreli drejt Tiranës, kapet 22‑vjeçari me dy kallashnikovë në bagazh
Aktualitet

Nga Burreli drejt Tiranës, kapet 22‑vjeçari me dy kallashnikovë në bagazh

27 Gusht, 2025 9:49 am
Profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë/muaj
Aktualitet

Profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë/muaj

27 Gusht, 2025 9:31 am
Pse Vuçiç dhe Dodiku po vrapojnë pas Trumpit?
Bota

Pse Vuçiç dhe Dodiku po vrapojnë pas Trumpit?

27 Gusht, 2025 9:25 am
Fier/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen 3 shtetas
Aktualitet

Fier/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohen 3 shtetas

27 Gusht, 2025 9:09 am
Protestuesit izraelitë i kërkojnë Qeverisë marrëveshje për lirim pengjesh
Bota

Protestuesit izraelitë i kërkojnë Qeverisë marrëveshje për lirim pengjesh

27 Gusht, 2025 8:46 am
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 27 gusht 2025

27 Gusht, 2025 8:34 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 27 gusht 2025

27 Gusht, 2025 8:18 am
Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik
Bota

Danimarka: Jemi pro njohjes së një shteti palestinez, por duhet të jetë demokratik

26 Gusht, 2025 10:36 pm
Para
Fotolajm/ Poza të nxehta, Jehona Dreshaj lë në hije motrën e famshme

Fotolajm/ Poza të nxehta, Jehona Dreshaj lë në hije motrën e famshme

Shqiptari kapet “mat”/ E dinte që e kapte ligji, i kërkoi seks 14 vjeçares britanike

Shqiptari kapet "mat"/ E dinte që e kapte ligji, i kërkoi seks 14 vjeçares britanike

Fillimi negativ i Legias, pasojat i vuan edhe Armando Sadiku

Fillimi negativ i Legias, pasojat i vuan edhe Armando Sadiku

TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët e zjarrit një pallat në Dibër, evakuohen banorët

Përfshihet nga flakët e zjarrit një pallat në Dibër, evakuohen banorët
27 Gusht, 2025

Një zjarr ka përfshirë një apartament në katin e katërt të një pallati në qytetin e Peshkopisë, gjatë orëve të...

Lexo më shumë

Vetoja e presidentit polak kundër ndihmave për ukrainasit shkakton stuhi politike

Vetoja e presidentit polak kundër ndihmave për ukrainasit shkakton stuhi politike
27 Gusht, 2025

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, e ka përdorur veton kundër një projektligji për ndihma për refugjatët ukrainas, duke shkaktuar stuhi...

Lexo më shumë

Nga Burreli drejt Tiranës, kapet 22‑vjeçari me dy kallashnikovë në bagazh

Nga Burreli drejt Tiranës, kapet 22‑vjeçari me dy kallashnikovë në bagazh
27 Gusht, 2025

Një 22-vjeçar nga Burreli u kap në flagrancë duke transportuar dy armë zjarri automatike të llojit kallashnikov. I riu, i...

Lexo më shumë

Profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë/muaj

Profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë/muaj
27 Gusht, 2025

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com