Armina Mevlani është gjithmonë në qendër të vëmendjes mediatike. Blogerja është shumë aktive në rrjetet sociale, dhe me fotot e saj gjithmonë është shumë e komentuar. Por kësaj herë është bërë shkas një foto me kostum plazhi, që e ka kryqëzuar Arminën. Shumë ndjekës janë kapur te të pasmet e saj, të cilat sipas tyre janë inekzistente. Por Armina nga ana tjetër nuk e ka lënë me aq. Në një koment të gjatë ajo shkruan:
“Si gjithmonë shqiptarët janë të vetmit që vjellin komente negative, kurrë nuk të mbështesin. Unë e di që nuk e kam pikën më të fortë atë pjesë, por Zoti fatmirësisht më ka dhënë shumë gjëra të tjera dhe ndihem mjaft e bekuar. Nuk kam dëshirë të bëj as plastikë sepse ndihem krenare për atë që kam, sido të jetë. Ndihem shumë mirë me veten, bëj palestër, ha shëndetshëm dhe e adhuroj trupin tim siç ma ka falur Zoti. Vetëbesimi më ka ndihmuar gjithë jetën dhe nuk do ta humbas kurrë, aq më pak nga njerëz që ofendojnë pa u dhënë arsye. Jeta është shumë e bukur për të sharë të tjerët, madje unë kurrë nuk i shoh dot defektet e njerëzve sepse më zë syri vetëm të bukurën, kjo vlen edhe për veten time”.