Kur je në një marrëdhënie me të cilën bashkëjeton me partnerin, debatet nuk janë njësoj me një çift i cili nuk jeton bashkë. Sipas ekspertëve të marrëdhënieve mësohet se shkaku kryesor i debateve mes çifteve që jetojnë së bashku është pikërisht të kthyerit vonë në shtëpi.
Nëse partneri kthehet vonë në shtëpi, kjo ndez padyshim debat, qoftë e shpeshtë apo qoftë e rastësishme. Sipas ekspertëve kjo ndodh për shkak të inatit që shkaktohet te partneri i cili pret pasi në mënyrë të pavetëdijshme fillon të ndihet i vetmuar dhe i kjo i duket e padrejtë. Për të shmangur të tilla debate, duhet të bini patjetër në konsensus me partnerin tuaj.