Edi Rama do të mbledhë pasditen e sotme në orën 16:00 drejtorët dhe n/drejtorët e spitaleve rajonale në vend. Burime për Opinion.al thanë se takimi do të zhvillohet në Tiranë dhe ka për qëllim të njohë drejtuesit e shëndetësisë me masat që do ndërmerren në këtë sektor. Nuk përjashtohet mundësia që Rama të kërkojnë dorëheqjen e disave pre tyre ashtu siç bëri një javë më parë edhe me drejtorët e Hipotekave.