Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plagosja e aktorit/ Atentatori: Më vdiq vëllai, kisha para borxh për të shlyer

2017/07/25 at 6:09 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Plagosja e aktorit/ Atentatori: Më vdiq vëllai, kisha para borxh për të shlyer

Një përgjim ambiental mes vëllezërve Milklar Tola dhe Ermir Tola, është një nga provat më të forta në dorën e Prokurorisë që lidh të parin me planin e ekzekutimit të Mishel Prelës.


Përgjimi, i cili publikohet i plotë në vijim, është realizuar në ambientet e Policisë së Tiranës, ku Miklar Tola, i cili thirret ndryshe edhe “Koli”, i kërkon vëllait të takojë Shkëlzen Bucin për t’i marrë 25 apo 30 mijë euro. Ai garanton vëllain se vetë nuk e gjen gjë, me argumentin se “unë nuk kam asnjë lloj rreziku, se s’kam shti” dhe nga ana tjetër i thotë t’i sjellin avokat për ta nxjerrë nga qelia, pasi ndryshe “do të fliste”.

Rrëfimi i Shkëlzen Bucit

Gjatë pyetjes së tij nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, personi nën hetim Shkëlzen Buci ka rrëfyer se ka rreth 4 vjet që njihet me shtetasin Ervin Zallumi, me të cilin ka lidhje shoqërore. Kohët e fundit Shkëlzeni ka pasur fatkeqësi, ku përpara një muaji i ka ndërruar jetë vëllai i tij, Ardian Buci, në moshën 25-vjeçare nga një sëmundje e rëndë. Për shërimin e tij, Shkëlzeni dhe familja e tij (prindërit) kanë marrë borxh te fondit “B…” rreth 15 mijë euro, ku për shlyerjen e këtij borxhi duhet t’i paguante kësaj kompanie rreth 700 mijë lekë të vjetër në muaj, si dhe një shumë prej 15 milionë lekë të vjetër borxh te persona të ndryshëm. Duke filluar nga muaji nëntor i vitit 2016, ai ka ngelur pa punë, pasi i është prishur dyqani ku ka punuar. Para pak kohësh ai është takuar me shtetasin Ervin, të cilit i ka kërkuar t’i gjente një punë, pasi nuk ishte mirë nga gjendja ekonomike. Pas disa kohësh, në një moment të dytë, ata të dy janë takuar përsëri në shtëpinë e shtetasit Ervin Zallumi, pranë vendit të quajtur “Shkolla e Kuqe”, ku gjatë bisedës Ervini i ka kërkuar Shkëlzenit për të hequr qafe një person që Ervini kishte hasmëri, pasi kohë më parë ky person e kishte goditur me thika. Personi në fjalë quhej Mishel Prela dhe për këtë problem kishte bërë edhe burg. Ervini i ka thënë Shkëlzenit se për këtë punë do t’i jepte rreth 50 mijë euro në dorë dhe pasi të kryhej vrasja edhe një shumë tjetër prej 30 mijë euro deri në fund të vitit. Te nesërmen janë takuar përsëri, po te shtëpia e Ervinit dhe ai i ka dhënë një pistoletë “TT” me një krehër brenda. Shkëlzeni sqaron se këtë episod e ka regjistruar me një telefon “Nokia” tip i vjetër dhe për siguri e kishte futur te reflektori që shërben për ngrohje te shtëpia dhe në momentin që Policia i ka shkuar në banesë më datë 21.07.2017 ai ua ka dorëzuar telefonin atyre. Pasi ka marrë pistoletën nga Ervini, ai ka takuar një shokun e tij që quhet Miklar Tola dhe i ka kërkuar ndihmë për eliminimin e një personi, ku Miklari duhej vetëm të ndiqte levizjet e Mishel Prelës dhe se kur të realizonin vrasjen, Shkëlzeni do t’i jepte Miklarit rreth 25 mijë euro.

Etiketa: Mishel PrelaShkelzen Buci


Ju sugjerojmë

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
Bota

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

16 Qershor, 2026 10:36 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

16 Qershor, 2026 9:26 pm
Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
Sport

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

16 Qershor, 2026 8:08 pm
Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
Kryesore

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

16 Qershor, 2026 7:05 pm
Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit
Aktualitet

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit

16 Qershor, 2026 7:01 pm
Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar
Aktualitet

Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar

16 Qershor, 2026 6:56 pm
Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
Bota

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

16 Qershor, 2026 5:59 pm
Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil
Aktualitet

Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil

16 Qershor, 2026 5:42 pm
FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima
Bota

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

16 Qershor, 2026 4:58 pm
Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…
Kronikë

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…

16 Qershor, 2026 4:07 pm
Para
Noeli i vogël ndahet nga jeta, dedikimi prekës i Albana Osmanit

Noeli i vogël ndahet nga jeta, dedikimi prekës i Albana Osmanit

Do kryente blerje online, por kupton që i kanë vjedhur llogarinë bankare

Do kryente blerje online, por kupton që i kanë vjedhur llogarinë bankare

Foto/ Rita Ora shkëlqen në New York

Përse fansat e tallën Rita Orën?!
















TE FUNDIT

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
16 Qershor, 2026

“Nëse e lëmë Europën të marrë fund, atëherë merr fund edhe qytetërimi.” Me këtë paralajmërim të fortë, ish-presidenti i Komisionit...

Lexo më shumë

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
16 Qershor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Teherani po hyjnë në fazën e dytë të...

Lexo më shumë

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
16 Qershor, 2026

Tensione jashtë fushës për Iranin në Botërorin 2026, pasi sulmuesi Mehdi Taremi ka denoncuar një situatë “shumë stresuese” të lidhur...

Lexo më shumë

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
16 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk e mendon ende dorëheqjen, pavarësisht protestave në vend kundër tij. Në një intervistë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}