Policia italiane ka kërkuar që aktori i njohur Raul Bova të dënohet me 1 vitë e gjysëm burg. Mni aktorin e njohur rëndojnë akuzat e evazionit fiskal, pasi ky i fundit dyshohet se prej vitit 2005 deri më 2011, kishte paguar një normë të ulët TVSH, ndërsa evazioni prek shifrën e 700 mijë eurosh. Procesi duket se përfshin motrën dhe ish gruan e aktorit Chiara Giordano. Sipas pretendimeve Bova ka transferuar disa aksione të shoqërisë që menaxhon imazhin e tij, Sammarco Srl.