Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fondi i emergjencës për blerjen e energjisë përçan ministrat teknik

2017/07/06 at 4:32 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fondi i emergjencës për blerjen e energjisë përçan ministrat teknik

Qeveria miratoi VKM -në që lejon Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare të blejë energji në kohë krize. Por ky vendim ka përçarë ministrat teknike të Partisë Demokratike.

Tre prej tyre, Ministri i Shëndetësisë, i Brendshëm dhe Ministrja e Arsimit kanë firmosur pro autorizimit për përdorimin e fondit 22.4 milion euro të dhënë nga Banka Botërore për Rimëkëmbjen e Sektori të Energjisë.

Ndërsa 4 ministra të tjerë e kanë kundërshtuar edhe vendimin e dytë të Këshillit të Ministrave, ndonëse një ditë më parë, ata pranuan se në këtë VKM ishin reflektuar edhe shqetësimet e tyre.

Blerja e energjisë tashmë mbetet për muajin Gusht, pasi për Korrikun të gjithë importin e bëri kompania e shpërndarjes, OSHEE.

Të kontaktuar nga Televizioni Klan, burime pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë thonë se importet do të rakordohen mes KESH dhe OSHEE-së, në mënyrë që përdorimi i fondit të jetë sa më efiçent dhe të preken sa më pak investimet e kompanive.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë shpenzoi 24 milionë euro për të siguruar energji vetëm për Korrikun. Çmimi i energjisë elektrike në të gjithë Ballkanin ka arritur në nivelet më të larta vjetore për shkak të thatësirës që ka prekur rajonin. Në tenderin e fundit 1 megavat orë kushtonte rreth 70 euro nga 40 që tregtohej në muajin Prill.

Ministrat teknikë të Partisë Demokratike refuzuan ta firmosin VKM-në e partë me pretendimin e nuk ishte e shoqëruar me relacionin përkatës dhe nuk kishte marrë miratimin e Ministrisë së Financave dhe Drejtësisë. Për këtë arsye kërkuan rishikimin e VKM –së. Por edhe pas rishikimit të njëjtët ministra refuzuan.

Ndërkohë që disa dokumente të Ministrisë së Ekonomisë të publikuara në Televizionin Klan dëshmuan se edhe kërkesa e parë ishte e shoqëruar nga relacioni dhe miratimi i Ministrit të Drejtësisë dhe të Financave. Me blerjen e energjisë nëpërmjet këtij fondi KESH do të sigurojë energjinë e nevojshme dhe do të evitojë prekjen e fondit të investimeve për OSHEE. /Tv Klan

Ju sugjerojmë

“Shihemi në Gjyq”- Kunati në alarm: Më thonë ke dy gra
Aktualitet

“Shihemi në Gjyq”- Kunati në alarm: Më thonë ke dy gra

15 Qershor, 2025 6:13 pm
Teksa sulmet vazhdojnë, Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1.200 të vrarëve në luftë
Bota

Teksa sulmet vazhdojnë, Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1.200 të vrarëve në luftë

15 Qershor, 2025 5:40 pm
“Jam vajza më krenare!” Babë e bijë, bashkë për një ëndërr të madhe
Aktualitet

“Jam vajza më krenare!” Babë e bijë, bashkë për një ëndërr të madhe

15 Qershor, 2025 5:19 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

‘Iran-Izrael’, Trump:Do ta parandaloj këtë luftë siç bëra me konfliktin Kosovë-Serbi

15 Qershor, 2025 5:09 pm
Mes jetës dhe vdekjes, një premtim! Fjala e dhënë shpëton babanë e sëmurë
Aktualitet

Mes jetës dhe vdekjes, një premtim! Fjala e dhënë shpëton babanë e sëmurë

15 Qershor, 2025 4:40 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump paralajmëron: Një marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit është afër

15 Qershor, 2025 4:25 pm
Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari
Aktualitet

Turisti gjerman dëmtohet nga helikat e skafit në Gjipe/ Shoqërohet 27-vjeçari

15 Qershor, 2025 4:16 pm
Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit
Bota

Bien sirenat e alarmit në Tel Aviv, Irani nis një sulm të ri me raketa ndaj Izraelit

15 Qershor, 2025 4:02 pm
Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia
Aktualitet

Turistët italianë: Bregdeti juaj i mirë si në Puglia

15 Qershor, 2025 3:42 pm
Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar
Aktualitet

Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar

15 Qershor, 2025 3:33 pm
Para
Kapet 23 kg drogë në një tunel në Tepelenë, autorët të paidentifikuar

Kapet 23 kg drogë në një tunel në Tepelenë, autorët të paidentifikuar

Pas dasmës së Mesit, Pike humb 15 mijë dollarë ! Çfarë ka ndodhur

Pas dasmës së Mesit, Pike humb 15 mijë dollarë ! Çfarë ka ndodhur

E fundit / Vetëvritet 58-vjeçari shqiptar në Greqi

E fundit / Vetëvritet 58-vjeçari shqiptar në Greqi

TE FUNDIT

“Shihemi në Gjyq”- Kunati në alarm: Më thonë ke dy gra

“Shihemi në Gjyq”- Kunati në alarm: Më thonë ke dy gra
15 Qershor, 2025

Puntata e radhës së “Shihemi në Gjyq” nis me pak ‘mister’. Bedriu shfaqet në insertin prezantues me një tufë trëndafilash...

Lexo më shumë

Teksa sulmet vazhdojnë, Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1.200 të vrarëve në luftë

Teksa sulmet vazhdojnë, Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1.200 të vrarëve në luftë
15 Qershor, 2025

Rusia i ka kthyer edhe 1.200 trupa për të cilët thotë se i përkasin qytetarëve ukrainas të vrarë në luftë,...

Lexo më shumë

“Jam vajza më krenare!” Babë e bijë, bashkë për një ëndërr të madhe

“Jam vajza më krenare!” Babë e bijë, bashkë për një ëndërr të madhe
15 Qershor, 2025

Çelniku ia ka dalë të fitojë një luftë të gjatë e të vështirë për jetën dhe duket se motivi ka...

Lexo më shumë

‘Iran-Izrael’, Trump:Do ta parandaloj këtë luftë siç bëra me konfliktin Kosovë-Serbi

“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
15 Qershor, 2025

Donald Trump në postimin e tij në platformën Truth Social shkruan se Irani dhe Izraeli “duhet dhe do të bëjnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com