Gjergj Bojaxhi ka bërë një bukë në formën e numrit të partisë Sfida për Shqipërinë në fletën e votimit: 4.
Kandidati i Sfidës tregon se bën bukën vetë prej më shumë se 15 vitesh.
“E kam traditë të bëj bukën për çdo ditë për familjen time dhe të paktën një për t’ua dhuruar miqve. Dihet që nuk ka siguri më të madhe sesa t’i përgatisësh gjërat vetë,” tha Bojaxhi.
Gjergj Bojaxhi tregon se me rastin e fushatës bëri bukën në formën e numrit 4 të Sfida për Shqipërinë, për të treguar se qytetarët duhet ta bëjnë vetë politikën: Sfida është mjeti i tyre.
“Me një grup qytetarësh vendosëm të bëjmë Sfidën për Shqipërinë, e cila në fletën e votimit ka këtë numër, 4. Nëse duam një politikë të pastër duhet ta bëjmë vetë, për familjet tona, per miqtë tanë, për veten tonë,” tha Gjergj Bojaxhi, kandidat i Sfida për Shqipërinë me kryetar administrativ Hektor Ruci.
https://www.youtube.com/watch?v=Y17CGdn3XoM