Teksa jemi në fillim të sezonit turistik, një skandal vjen nga plazhi i Qerretit në Kavajë. Nga disa fotografi të shkrepura duket fare qartë se si gomat dhe plehrat e tjera digjen pa asnjë kokëçarje në afërsi të plazhit ku pushojnë turistët. Shtëllungat e tymit të zi, janë shqetësuese dhe ndotja që i shkaktojnë ambientit është alarmante, sidomos në një zonë aq të populluar.
Teksa Bashkia Kavajë, fton turistët të zgjedhin plazhet e Kavajës për të pushuar, nga ana tjetër ju ofron atyre këto absurditete që shihen edhe në fotografi. Se si mund të pushohet me erën e plehrave të djegura dhe tymit të zjarrit, këtë vetëm Bashkia Kavajë dhe përgjegjësit për këtë “dukuri” mund ta kuptojnë.