Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse Kosova është në vështirësi për të formuar qeverinë e re

2017/06/12 at 3:01 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Pse Kosova është në vështirësi për të formuar qeverinë e re

epa06023525 Supporters of the PAN coalition (PDK, AAK, NISMA) celebrate their victory in the early parliamentary elections in Pristina, Kosovo, 11 June 2017. Elections have been called last month after Prime Minister Isa Mustafa lost a confidence vote. EPA/STRINGER

Kosova mund të futet në vështirësi për formimin e Qeverisë së re pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 11 qershor, parashikojnë njohës të çështjeve politike.


Ata thonë se bllokada rreth formimit të Qeverisë së re mund të diktohet nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, e që sipas rezultateve të deritanishme asnjëra nga subjektet politike nuk kanë fituar më shumë se 35 për qind të votave.

Nga 97 për qind e votave të numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma ka fituar 34.2 për qind të votave.

Pasohet nga Lëvizja Vetëvendosje me 27 për qind, kurse koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa me 25.7 për qind të votave. Lista Serbe ka fituar mbi 5 për qind.

Politologu Belul Beqaj, profesor i Shkencave Politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se mund të ketë vështirësi të mëdha në krijimin e Qeverisë së re pas zgjedhje të parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

“Pas proceseve që janë zhvilluar kohëve të fundit besoj që do të ketë probleme serioze për formimin e Qeverisë së ardhshme për arsye se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve është i përafërt. Në një situatë të rezultateve të përafërta të tri blloqeve do të jetë shumë vështirë të gjendet një emërues i përbashkët”, ka theksuar Beqaj.

Për formimin e Qeverisë së Kosovës, janë të domosdoshme të paktën 61 vota në Kuvend. Koalicioni apo partia fituese, kryesisht llogaritë në koalicione paszgjedhore edhe në pakicat, si kategori kushtetuese e domosdoshme për përfshirje në Qeveri.

Avni Mazreku, njohës i rrethanave politike dhe profesor i së Drejtës Evropiane, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se duhet të ketë një konsensus politik nacional si i vetmi instrument që mund të shpie përpara agjendën shtet-formuese të Kosovës.
“Faktorët politik parlamentar pas zgjedhjeve të 11 qershorit do të duhet të arrinin në një pikë konsensuale politike pavarësisht se në cilin krah do t’i poziciononte rezultati si parti në pushtet apo opozitare, për tema me interes nacional të ketë kompromis politik”, ka theksuar Mazreku

Ndërkohë, nëse do të arrihet që të formohet Qeveria e re e Kosovës, sipas analistëve politikë, Kosovën do ta presin çështjet për të cilat mbeten të papërfunduara nga Qeveria në largim dhe për të cilat vendi shkoi në zgjedhje.

Qytetarët shprehen optimistë për ndryshime

Belul Beqaj, thotë se janë pikërisht çështjet si Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe Asociacioni i komunave me shumë serbe, me të cilat do të merret Qeveria e re.

“Dy temat që kanë qenë oguri i zi deri më tani fatmirësisht apo fatkeqësisht do të jenë çështjet imediate që do të mundohet për t’i zgjedhur Qeveria e ardhshme. Këto janë detyrat që janë trashëguar dhe kanë shërbyer për të shkuar në zgjedhje të parakohshme”, thekson Beqaj.

Në anën tjetër, Avni Mazreku, thotë se Qeverinë e re e pret një agjendë jo e lehtë politike.

“Qeverinë e re e pret një agjendë jo shumë e lehtë politike. Në fakt, pikat kritike për të cilat ka dështuar koalicioni i cili ka qeverisur vendin që nga viti 2014, e që ajo agjende ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme në kontekst të shtet-ndërtimit të Kosovës. Koalicioni fitues i zgjedhjeve e pret një agjendë siç është procesi i ngecur i shtet formimit të Kosovës”, thekson Mazreku.

Kosova, që prej shpalljes së pavarësisë së saj, nuk ka pasur një Qeveri të qëndrueshme që ka kryer mandatin kushtetues prej katër vjetësh, meqë pothuaj secila prej tyre është detyruar të dorëhiqet pas votimeve të mosbesimit në Kuvend.

Edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat janë mbajtur më 11 qershor pasuan votimin në Kuvend të një mocioni mosbesimi ndaj Qeverisë më 10 maj. /REL



Ju sugjerojmë

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
Bota

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

16 Qershor, 2026 10:36 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

16 Qershor, 2026 9:26 pm
Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
Sport

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

16 Qershor, 2026 8:08 pm
Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
Kryesore

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

16 Qershor, 2026 7:05 pm
Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit
Aktualitet

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit

16 Qershor, 2026 7:01 pm
Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar
Aktualitet

Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar

16 Qershor, 2026 6:56 pm
Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
Bota

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

16 Qershor, 2026 5:59 pm
Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil
Aktualitet

Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil

16 Qershor, 2026 5:42 pm
FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima
Bota

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

16 Qershor, 2026 4:58 pm
Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…
Kronikë

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…

16 Qershor, 2026 4:07 pm
Para
Video/Bojaxhi: Shëndetësia duhet të fillojë që nga kontrolli ushqimor

Video/Bojaxhi: Shëndetësia duhet të fillojë që nga kontrolli ushqimor

Rama flet për Realin, komentuesi i majtë ia pret: Lëre orën e Lulit, fol për taksat, punësimin ….

Incident në fushatën e Ramës në Shkodër

Ja ku është epiqendra e termetit që tronditi vendin

Tërmet i fuqishëm në Turqi, tronditet Stambolli dhe Izmiri
















TE FUNDIT

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
16 Qershor, 2026

“Nëse e lëmë Europën të marrë fund, atëherë merr fund edhe qytetërimi.” Me këtë paralajmërim të fortë, ish-presidenti i Komisionit...

Lexo më shumë

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
16 Qershor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Teherani po hyjnë në fazën e dytë të...

Lexo më shumë

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
16 Qershor, 2026

Tensione jashtë fushës për Iranin në Botërorin 2026, pasi sulmuesi Mehdi Taremi ka denoncuar një situatë “shumë stresuese” të lidhur...

Lexo më shumë

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
16 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk e mendon ende dorëheqjen, pavarësisht protestave në vend kundër tij. Në një intervistë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}