Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e dytë, sipas rezultateve të reja preliminare të DnV’së, me të dhënat në 65,02% të vendvotimeve. PDK-AAK-NISMA qëndrojnë ende të parët në radhitje.
Sipas DnV, koalicioni i PDK-AAK-NISMA qëndron ende e para në renditje të votave me 34,6%. Ndërsa, në numërimin preliminar të 65% të vendvotimeve nga kjo organizatë, VV’ja ka kaluar LDK-AKR’në, duke e dalë e dyta në zgjedhje me 26,2 përqind.
Koalicioni i tretë, LDK-AKR, radhitet i treti me 25.8%. / Express