Mbi 1 milion e 872 mijë e 941 qytetarë me të drejtë vote sot patën mundësinë që të votojnë për subjektin e tyre të preferuar dhe pesë kandidatët për deputetë në përbërjen e ardhshme të parlamentit të Kosovës
Të dielën, më 11 qershor, qytetarët me të drejtë vote të Republikës së Kosovës kanë shprehur vullnetin e tyre qytetar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Sipas Exit Poll-it të realizuar nga Klan Kosova, që paraqet një projeksion (anketim i votuesve pasi kanë dalë nga vendvotimet) dhe jo rezultate zyrtare, partitë politike në vend, në këto zgjedhje, janë renditur kështu: