Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Votime në kohën e terrorit

2017/06/08 at 11:00 PM
në Aktualitet, Bota, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Votime në kohën e terrorit

Ende është e paqartë se cili do të jetë motivi vendimtar për qytetarët e Britanisë së Madhe në votimet e ditës së sotme.


Atentatet në Londër dhe Mançester ndikuan në fushatën elektorale në Britaninë e Madhe, sikurse më parë në Madrid apo Paris. Pas atentateve në Londër partitë e ndërprenë madje fushatën elektorale. Por ato i nxitën edhe më tej diskutimet e zjarrta për kryeministren konservatore Theresa May dhe sfiduesin e saj Jeremy Corbyn nga partia liberale e majtë e laburistëve.

Kryeministrja May u shpreh për një kurs të rreptë tani e tutje, por kur ishte ministre e Brendshme ajo kishte shfuqizuar kontrollet nga ana e organeve të policisë dhe sikurse shprehet politologu Anthony Glees në intervistë me DW “në Britaninë e Madhe ka rreth 23.000 xhihadistë, që nuk mund të kontrollohen pikërisht për shkak të heqjes së kontrolleve nga May në vitin 2010.”

Edhe Jeremy Corbyn, i cili është simpatizant i IRA-s dhe deri në momentin e atentatit në Mançester qe shprehur për bisedime me terroristët, tha se nëse do të fitonte do të kujdesej që në rrugë të ketë më tepër policë.

Konflikti i brendshëm si lajtmotiv

Sipas politologut Glees “politika në Britaninë e Madhe është e pafuqishme, sepse vendi gjendet në një gjendje tepër të rëndë”. Sipas tij pasi britanikët votuan pro Brexitit pa e ditur se çfarë do të thoshte kjo, vendi gjendet në një gjendje konstante krize, në një rreth politik vicioz dhe kjo e bën vendin të lehtë për t’u sulmuar.

Ende është e paqartë se cili do të jetë në fund të fundit motivi vendimtar për qytetarët e Anglisë, Uellsit, Skocisë dhe Irlandës së Veriut, gjatë zgjedhjeve të sotme, ku ata votojnë në 650 zona zgjedhore për kandidatët e tyre.

Përveç sigurisë së brendshme fjala është gjithashtu edhe për marrëdhëniet e ardhshme të Britanisë së Madhe me Evropën dhe të ardhmen e vendit. Po ashtu në diskutim është edhe rruga e Skocisë drejt pavarësisë si edhe debati për të ardhmen e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS), një institucion që për britanikët është i shenjtë.

Pas sulmeve terroriste partitë në Britaninë e Madhe u treguan të përmbajtura në sulmet ndaj njëra-tjetrës. Por kushdo që të dalë fitues, për të puna e vërtetë fillon pikërisht pas zgjedhjeve./Deutsche Welle

 

Etiketa: Britanikoha e terroritvotime


Ju sugjerojmë

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?
Sociale

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?

8 Qershor, 2026 9:15 pm
Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë

8 Qershor, 2026 8:41 pm
Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
Aktualitet

Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri

8 Qershor, 2026 8:39 pm
Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë

8 Qershor, 2026 8:34 pm
Protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD: Opozitë e shitur
Aktualitet

Protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD: Opozitë e shitur

8 Qershor, 2026 7:19 pm
Dita e nëntë e protestës, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë

8 Qershor, 2026 6:40 pm
Rama pritet me protesta në Shkodër
Aktualitet

Rama pritet me protesta në Shkodër

8 Qershor, 2026 5:40 pm
BE i vendos sanksione Iranit për Ngushticën e Hormuzit: Kërcënon trafikun detar
Bota

BE i vendos sanksione Iranit për Ngushticën e Hormuzit: Kërcënon trafikun detar

8 Qershor, 2026 5:21 pm
Vrasja në Paskuqan/Policia publikon foton e autorit të dyshuar,ofron 10 mijë euro…
Kronikë

Vrasja në Paskuqan/Policia publikon foton e autorit të dyshuar,ofron 10 mijë euro…

8 Qershor, 2026 3:17 pm
Protesta, Berisha: PD nuk është kundër investimeve të huaja në Shqipëri
Kryesore

Protesta, Berisha: PD nuk është kundër investimeve të huaja në Shqipëri

8 Qershor, 2026 2:18 pm
Para
WOW, është 63 vjeçe, por Christie Brinkley mahnit me trupin e saj

WOW, është 63 vjeçe, por Christie Brinkley mahnit me trupin e saj

Zgjedhjet në Britani, May në avantazh

Zgjedhjet në Britani, May në avantazh

Horoskopi, 12 Shtator 2016

Horoskopi, 9 qershor 2017
















TE FUNDIT

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?

Kush përfiton nga njollosja e Shqipërisë?
8 Qershor, 2026

Nga Arianit Shehu Për më shumë se 25 vite kam pasur privilegjin të drejtoj programe të financuara nga Qeveria Amerikane...

Lexo më shumë

Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë

Rama u përgjigjet protestuesve: Kush më quan tradhtar është i pafytyrë
8 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj nga Shkodra kritikave dhe akuzave të protestuesve ndaj qeverisë. Në fjalën e tij, në 35-vjetorin...

Lexo më shumë

Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri

Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor, 2026

Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Kaja Kallas, ka njoftuar emërimin e...

Lexo më shumë

Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë

Reuters transmeton live protestën para Kryeministrisë
8 Qershor, 2026

Protesta e qytetarëve kundër ndërtimit resortit turistik në Zvërnec ka marrë prej ditësh vëmendjen mediave prestigjioze ndërkombëtare. Sot agjencia e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}