Ky fëmijë ka lindur me një defekt të madh të gojë dhe buzë dhe gjendet i shtruar prej 20 ditësh (që kur ka lindur) në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Familjarët e tij nga Vlora apelojnë për ndihmë për ta operuar jashtë vendit, pasi mjekët shqiptarë nuk e kanë marrë përsipër operacionin.
Mjekët e shërbimit Makso-Facial në QSUT e kanë vlerësuar defektin si ‘gojë ujku, buzë lepuri’. Aktualisht fëmija ushqehet duke i dhënë qumësht me shiringë.
Familja nga Vlora thotë se operacioni për vogëlushin S.R ende nuk është marrë përsipër nga mjekë në Shqipëri. Daja i tij Edmond Shima shprehet se kërkojmë një ndihmë nga institucionet që të bëhet një ndërhyrje për këtë fëmijë që është 20 ditësh dhe nuk mund të ushqehet përveçse me shiringë.
Edmond Shima për Ora News: Pjesa e sipërme ka filluar ti bllokojë pjesën e hundës, frymëmarrjen. Ushqimin nuk e merr dot se nuk e lë ajo. Apeloj për ndihmë shtetit, institucioneve për një ndërhyrje atje ku mund të bëhet.