Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ka 10 arsye që meshkujve ju pëlqejnë femrat më të mëdha në moshë

2017/05/25 at 5:47 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 5 min
A A
Meshkujt tradhtojnë më shumë se femrat për t’u avancuar në punë

, Image: 81658246, License: Royalty-free, Restrictions: Not available for license to or for use in Japan. For multi-territory license please contact your Corbis Account Representative. Not available for license to or for use in the Republic of Korea. For multi-territory license please contact your Corbis Account Representative., Model Release: yes, Credit line: Profimedia, Corbis

Një studim i fundit ka zbuluar se meshkujve të moshave 20 – 29 vjeç u pëlqen të frekuentojnë femra më të mëdha në moshë.


Ky studim do të rrëzonte teoritë e kërkimeve të mëparshme, sipas të cilëve meshkujt dashurojnë mbi të gjitha rininë tek një femër. Por ky studim i vitit 2015 tregon se shijet kanë ndryshuar bashkë me shoqërinë. Meshkujt, mesa duket, nuk janë më të njëjtët! Por jo vetëm ata. Sipas psikologut Sam Oëen, i cili ka shpjeguar këtë dukuri për Huffington Post, edhe vajzat e reja tani janë të vetëdijshme për tërheqjen që kanë femrat më të pjekura tek djemtë. Sidoqoftë, shumica e meshkujve që kanë parapëlqyer një femër më të madhe në moshë, kanë zgjedhur një ndryshim prej jo më shumë se 10 vitesh. Por çfarë gjejnë ‘djaloshët’ tek femrat më të pjekura që i tërheq kaq shumë? Ne ju sjellim 10 arsyet që janë votuar më tepër në sajtin më të madh të meshkujve në botë, Askmen.com.

Femrat e rritura janë të pavarura

Një ndër gjërat që ne dashurojmë tek femrat e rritura është pavarësia e tyre. Në ka diçka që i karakterizon ato, është fakti që ndihen shumë mirë edhe vetëm. Kanë kaluar shumë përvoja lidhjesh dhe ndarjesh, ndaj e dinë shumë mirë si t’ia dalin pa një mashkull që tu qëndrojë pranë në çdo moment. E dinë fare mirë se nuk kanë nevojë për një të dashur për tu ndjerë të lumtura. Kjo do të thotë, që ajo janë përgjithësisht më pak të ngjitura, më pak qaramane, ndaj një marrëdhënie me një femër të pjekur është gjithmonë më e thjeshtë.

Femrat e rritura janë më të sigurta në vetvete

Femrat më të mëdha zakonisht e kanë më të qartë se kush janë dhe se çfarë duan. Rrjedhimisht, ato janë më pak të ndrojtura karshi meshkujve dhe më pak të prirura për të bërë lojëra. Nëse një femër tek të 20-at të humb shumë kohë duke bërë rolin e të vështirës, ose duke u përpjekur të të bëjë xheloz, një femër 5 apo 10 vjet më e madhe përgjithësisht del drejt e në temë dhe flet hapur për ndjenjat e saj apo edhe nëse nuk ndjen diçka.

Kjo mënyrë e drejtpërdrejtë është shumë tërheqëse saqë, mund të jetë edhe eksituese.

Femrat e rritura bëjnë biseda të këndshme

Një bisedë e këndshme është një nga ato gjëra që vjen rrallë e më rrallë në takime me femra të ndryshme. Femrave më të reja përgjithësishy u mungon aftësia për të bërë bisedën interesante jo sepse janë femra, por sepse janë të reja. Është e thjeshtë: femrat e rritura kanë jetuar më gjatë. Ato kanë parë gjëra, kanë bërë gjëra, kanë qenë nëpër vende!

Kanë histori më interesante për të rrëfyer, dhe kjo i bën ato biseduese më të mira. Mos e nënvlerësoni rëndësinë e të folurit, sepse është pikërisht ajo që e mban gjallë një marrëdhënie edhe pasi shkëndijat e pasionit fillestar janë fikur.

Femrat e rritura kanë më shumë para

Mund të duket shumë përfituese kjo pikë, por ne na pëlqen ta mendojmë si pragmatizëm. E vërteta është se femrat e rritura kanë përgjithësisht më shumë para se vajzat e reja. Jo se kjo është gjëja më e rëndësishme kur nis të njohësh dikë, por është shumë lehtësuese të dish se nuk e ke për detyrë të paguash ti çdo herë që del me dikë!

Femrat e rritura janë më të pjekura në miqësi

Vajzat e reja janë përgjithësisht shumë të dhëna pas grupit të shoqeve të tyre. Mesazhe, telefonata…ato raportojnë gjithçka tek shoqet e tyre, dhe i pyesin ato për gjithçka përpara se të marrin edhe vendimin më të parëndësishëm. Kur kërkon të bësh ndonjë plan, ato merren një herë vesh me Lelën dhe Lolën… Është e lodhshme!

Ndërsa femrave të rritura nuk para u intereson mendimi i mikeshave të tyre. Nuk e ndjejnë të nevojshme të këshillohen me to për vendimet që marrin; besojnë më tepër tek vetvetja dhe mbështeten vetëm tek vetvetja. Kanë patur përvojë të mjaftueshme me “Shoqet për kokë” që fusin hundët kudo dhe më shumë prishin punë sesa ndihmojnë. Ndaj, e kanë më të përqëndruar shoqërinë e tyre dhe janë më të arsyeshme.

Me femrat më të rritura takimet janë më të këndshme

Ajo që i bën femrat e rritura një mundësi më e mirë takimi, është se kanë shije më të sofistikuara. Ato bëjnë gjëra prej të rriturish dhe kjo është diçka që të bën t’i dashurosh. Nuk u intereson të bëhen tapë e më pas t’u bjerë të fikët në banjën e klabit. Nuk u pëlqen të harbohen në pistën e kërcimit me muzikë shumë të lartë elektronike; ato e kanë kaluar fazën e rebelimit dhe nuk e kanë të nevojshme të tërheqin vëmendje kudo.

Femrat e rritura nuk bëjnë skena dramatike

Mbase sepse shumica e vajzave të reja përjetojnë dashuritë e tyre të para, ato duken të papërgatitura për t’u përballur me lëkundjet e jetës dashurore. Dashuria e parë; tradhëtitë e para; mbase është diçka e tepërt për to. Për shkak të papjekurisë që kanë, priren për të zmadhuar çdo gjë, sado e parëndësishme qoftë ajo. Kur del me një vajzë të re, gjithçka kthehet në një katastrofë, në një skenë, në një krizë nervore. Edhe përse mund të na duket pa kuptim, e kemi të pamundur të mos zhytemi në qerthullin dramatic që ato krijojnë.

Ndërsa femrat e rritura janë më të ftohta karshi gjërave; ato dinë si të përballojnë ngjarjet e jetës dashurore dhe mund t’i kalojnë ato edhe vetë.

Femrat e rritura kanë më shumë përvojë seksuale

Ndoshta arsyeja më e përhapur dhe më e rëndësishme përse meshkujt parapëlqejnë të dalin me femra më të mëdha është seksi ‘i naltë’. Femrat e rritura janë më të mira në shtrat. Pikë. Ato i kanë tejkaluar me kohë pasiguritë për trupin e tyre, mënyrën sesi duken, se nuk dinë të sillen në shtrat e gjëra si këto. Ndihen shumë mirë me veten, sido që të jenë. Përveç kësaj, ato dinë ta kthejnë krevatin në një skenë shumë interesante, sepse i kanë kaluar përvojat fillestare dhe janë në kërkim të eksperimenteve të reja.

Femrat e rritura kanë më shumë përvojë me lidhjet

Ato dinë si ti përballojnë momentet e këqija në një marrëdhënie, pasi i kanë kaluar ato me kohë, ndaj dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe si të sillen. Ato nuk kanë pritshmëri aq të larta tek meshkujt, si vajzat e reja, të cilat na idealizojnë dhe pastaj zhgënjehen kur kuptojnë se ne jemi thjesht njerëz. Femrat e rritura dinë përgjigjen e duhur për çdo fjalë gjatë zënkës, duke sheshuar konfliktet çka e ndihmon një marrëdhënie të zgjasë.

Femrat e rritura e vlerësojnë kohën që kalojmë bashkë

Ato e kanë shumë të qartë se çfarë është e rëndësishme në jetë, ndaj e çmojnë më tepër çdo moment që kalojmë bashkë dhe janë dëgjuese më të mira kur ne kemi nevojë të flasim. Kjo është ajo që ne dashurojmë më shumë prej tyre. Ndërsa vajzat e reja nuk i marrin seriozisht meshkujt apo marrëdhëniet me to, një grua e pjekur arrin ta vlerësojë kur në krah ka një mashkull të mirë. Ajo e njeh se çfarë ka përreth, e di se çfarë do të gjejë ndaj, nuk të merr për të mirëqenë.

Etiketa: femrat e merdha ne moshemarredheniemeshkujt


Ju sugjerojmë

Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë
-Kulturë

Ellenzék (1938) / Udhëtim në Mat, vendlindjen e Zogut të Parë

30 Janar, 2026 10:27 am
Studimi/ Dhjami i trupit luan një rol të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor
Life Style

Studimi/ Dhjami i trupit luan një rol të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe mendor

24 Janar, 2026 2:50 pm
(1931)/“Një muaj pranë Mbretit Zog”, intervista me Márton Hosszú
-Kulturë

(1931)/“Një muaj pranë Mbretit Zog”, intervista me Márton Hosszú

24 Janar, 2026 10:44 am
Gazeta australiane (1929)/ Një rrëfim për gratë e Shqipërisë
-Kulturë

Gazeta australiane (1929)/ Një rrëfim për gratë e Shqipërisë

18 Janar, 2026 10:41 am
Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe
-Kulturë

Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe

14 Janar, 2026 9:31 am
1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri
-Kulturë

1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri

6 Janar, 2026 1:32 pm
Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin
-Kulturë

Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin

3 Janar, 2026 9:42 am
(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.
-Kulturë

(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.

31 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Njihuni me arritjen shkencore të vitit
Life Style

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

28 Dhjetor, 2025 2:12 pm
1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”
-Kulturë

1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”

28 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Para
Maqedoni/ Ziadin Sela: Sistemi gjyqësor është selektiv, liroi ata që tentuan të më vrisnin

Maqedoni/ Ziadin Sela: Sistemi gjyqësor është selektiv, liroi ata që tentuan të më vrisnin

Dhjetor 2016/ Kur Majlinda Bregu bënte thirrje për kompromis politik për integrimin

Dhjetor 2016/ Kur Majlinda Bregu bënte thirrje për kompromis politik për integrimin

Foto/ Shokon Kim Kardashian… Pse kështu shkohet për darkë?!

Kjo ishte shtëpia përrallore e Kim Kardashian
















TE FUNDIT

Berisha: Irena Gjoka u dëbua dy herë nga Greqia! Ishte këshilltare e Ergys Agasit

Berisha: Irena Gjoka u dëbua dy herë nga Greqia! Ishte këshilltare e Ergys Agasit
2 Shkurt, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha, në dalje nga SPAK, akuzoi gjyqtaren Irena Gjoka është dëbuar dy herë nga Greqia, duke kërkuar që...

Lexo më shumë

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane
2 Shkurt, 2026

Zbardhen detaje të reja nga plagosja mbrëmë në Lezhë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se objektiv nuk ka qenë berberi...

Lexo më shumë

Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë

Rritja e pagave, Rama: Gjyqtarët duan të imponohen mbi parlamentin dhe qeverinë
2 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se gjykatësit, me kërkesën e tyre për rritje pagash, duan t'i imponohen parlamentit dhe qeverisë, dy...

Lexo më shumë

Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…

Gjyqtarët kërkuan rritje page, Rama: Paguhen sa në Greqi, argumentet e tyre…
2 Shkurt, 2026

Mëngjesin e kësaj të hëne kryeministri Edi Rama dekaroi se gjyqtarët kërkuan tinëz rritjen e pagave të tyre, që do t'u kushtonte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com