Shakira dhe Gerard Pique, formojnë një dyshe shumë të dashur për publikun. Së fundmi Shakira ka publikuar këngën e saj të re me titull “Me Enamore”, ku si shumë këngë të sajat ka korrur sukses të madh. Por risia në videoklipin e kësaj këngë është pikërisht prezenca e lojtarit të Barcelonës, dhe bashkëshortit të saj Gerard Pique.
Ata janë parë në rrugët e Katalonjës, teksa xhirohej klipi. Kënga është një detikim i pastër për Piquen, ku tregohet edhe fibula e dashurisë së tyre ng e cila kanë sjell në jetë dy djem. Kënga “Me Enamore” është pjesë e albumit të ri të Shakirës, që do të dalë në shitje më 26 maj dhe të dhënat tregojnë se do të jetë një sukses i vërtetë, ashtu siç ka ndodhur edhe me krijimet e mëparshme të këngëtares 40-vjeçare.