Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të paftuarit” e listës së Edi Ramës

2017/05/01 at 3:23 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Asgjë e re nga fronti i dialogut!

Nga Desada Metaj-

Si asnjëherë më parë listat e kandidatëve për deputetë të shpallura në limitet kohore, nuk ngjallën interesin e zakonshëm në publik por dhe as u komentuan në kampin kundërshtar. PS dhe LSI, dy forcat kryesore që do të garojnë në zgjedhjet e qershorit e kaluan pa shumë kokëçarje politike listën e kandidatëve për deputetë duke e shndërruar këtë herë debatin për përzgjedhjen e emrave në një çështje thjesht brenda shtëpisë së tyre politike.

Edhe pse në formë interesante dhe me pompozitet të llogaritur sikur jemi në situatë normale politike, Edi Rama publikoi listën e kandidatëve duke i “vënë vizën” përfundimisht disa prej figurave emblematike të PS. Namik Dokle dhe Arta Dade nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit të Shqipërisë e bashkë me ta jashtë parlamentit do të jenë edhe disa figura të tjera socialistesh, që pakënaqësinë apo tërheqjen nga kandidimi e kanë shprehur vetëm në rrjetet sociale.

Pas shumë vitesh në drejtimin e PS-së, Edi Rama me plot gojën mund ta konsiderojë sot Partinë Socialiste si një “prodhim” të vetin, ku veç Gramoz Ruçit, Erjon Braçes apo ndonjë tjetri, pjesa e mbetur janë tërësisht apo pjesërisht produkt i tij. Kjo u duk qartë edhe tek emrat e rinj të listës, personazhe që i kanë shërbyer me devotshmëri këtë 4 vjeçar dhe që sigurisht nuk janë kursyer në lëvdata në kufijtë e servilizimit edhe në publik.

Por ky duket të jetë shqetësimi më i vogël përballë faktit se tashmë PS veç simbolit dhe ndryshimit të ngjyrës nga e kuqe në diçka që ngjason me rozën është një parti ku në çdo qelizë shihet qartë vula e Edi Ramës. Aq e qartë është kjo sa askush brenda kësaj partie nuk pati qoftë dhe një reagim të vetëm për këto ndryshime. Sigurisht që Namik Dokle apo Arta Dade nuk e kanë “tapinë” e të qenurit deputetë të përjetshëm, por një pjesë e socialistëve mendojnë se në një parti të madhe ka vend dhe për ata që për shkak të moshës mund të mos jenë shumë aktivë. Por që sigurisht janë vlerë e shtuar më shume se disa ish-zyrtarë të pasuruar në 4 vjet apo fëmijë politikanësh që i thurin lavde Edi Ramës. Problemet që Dokle apo Dade mund t’i kenë sjellë këto 4 vjet Ramës janë të papërfillshme krahasuar me numrin e atyre deputetëve qe përfunduan nën hetim apo pas hekurave të burgut.

Por, është pikërisht ky sistem elektoral, i dashuri dhe i duhuri për partitë e këtij formati, ku kryetari me një letër format në dorë mund të shkruajë dhe të përzgjedhë deputetët që do të futen në parlament. Dhe kjo përzgjedhje si një proçes i padiskutuar në forume as dhe formalisht, aspak transparent dhe me dyshimin e legjitimitetit të zgjedhjeve që priten të zhvillohen i ka bërë memecë edhe ata pak zëra që mund të thonin diçka me shumë se recitimi i listave shumëemërore të printuara minutën e fundit në zyrën e Kryeministrit. Duke e zhveshur PS-së nga një vlerë e shtuar dhe deri diku e munguar në tregun politik shqiptar, debatin brenda partisë. Po ti bashkosh këtu mungesën e opozitës në zgjedhje të jep përshtypjen se ndodhesh në skenën e një teatri absurd ku të gjithë duken të kënaqur ndërkohë që kriza është ende këmbëkryq jo shumë larg zyrës së Kryeministrit. /Opinion.al

Etiketa: lista e PSramazgjedhje

Ju sugjerojmë

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

11 Korrik, 2025 11:02 pm
Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
Rajoni

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

11 Korrik, 2025 10:29 pm
Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
Aktualitet

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

11 Korrik, 2025 10:03 pm
Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

11 Korrik, 2025 9:45 pm
Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin
Bota

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin

11 Korrik, 2025 9:30 pm
Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë
Politikë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë

11 Korrik, 2025 9:14 pm
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024
Bota

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024

11 Korrik, 2025 8:59 pm
Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane
Aktualitet

Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane

11 Korrik, 2025 8:38 pm
Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!
Politikë

Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!

11 Korrik, 2025 8:24 pm
Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë
Bota

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

11 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
Policia nis hetimin dhe sekuestrimin e pasurive të Emiljano Shullazit

Policia nis hetimin dhe sekuestrimin e pasurive të Emiljano Shullazit

Mendoni se lëngu i shtrydhur i frutave është i shëndetshëm? E keni shumë gabim

Mendoni se lëngu i shtrydhur i frutave është i shëndetshëm? E keni shumë gabim

Bregu kundër Bashës: Po na kthejnë shpinën dhe në PPE. Të futemi në zgjedhje

Bregu kundër Bashës: Po na kthejnë shpinën dhe në PPE. Të futemi në zgjedhje

TE FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
11 Korrik, 2025

Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë nënstacionit të vjetër elektrik në Gjirokastër. Sipas informacioneve të para, zjarrfikësit...

Lexo më shumë

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
11 Korrik, 2025

“Ka ardhur koha për të vërtetën” - kështu i paralajmëruan mediat proqeveritare në Serbi filmat dhe “emisionet speciale” që mohuan...

Lexo më shumë

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
11 Korrik, 2025

Kisha Katolike ka reaguar lidhur me situatën në Theth, ku pati përplasje mes banorëve dhe policisë së bashku me zyrtarët...

Lexo më shumë

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
11 Korrik, 2025

Pavarësisht orëve të vona, nata nuk do të jetë e qetë për Thethin. Atje vijon zhvendosja dhe prishja e subjekteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com