Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Profil/ Kush është Ilir Meta, Presidenti i 7-të i Republikës së Shqipërisë

2017/04/28 at 6:35 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
E fundit/ Meta: Nuk ka emër Presidenti pa konsensusin e Opozitës

Ilir Meta u zgjodh sot Presidenti i 7-të i Republikës së Shqipërisë.


Karriera politike 26-vjeçare e z. Meta është mjaft e pasur dhe e gjatë.

Ilir Meta lindi më 24 mars të vitit 1969 në Skrapar, Shqipëri.

U diplomua për Ekonomi Politike në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Ilir Meta ka përfunduar Studimet Pasuniversitare në të njëjtën fushë. Meta është që prej 15 viteve deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe një nga figurat kryesore politike shqiptare. Ai konsiderohet nga media dhe publiku si krijuesi dhe drejtuesi i Polit të Tretë në Politikën Shqiptare.

Ilir Meta ka një aktivitet intensiv politik, duke filluar nga viti 1990, si pjesëmarrës aktiv në lëvizjen studentore që përmbysi regjimin komunist. Nga viti 1992 në vazhdim, Ilir Meta është zgjedhur pa ndërprerje deputet në të gjitha legjislaturat e Kuvendit të Shqipërisë, në të cilin ka qenë anëtar i disa komisioneve dhe gjatë periudhës 1996-1997 ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme.

Ilir Meta është njëri ndër themeluesit e Forumit të Rinisë Eurosocialiste (FRESH), duke dhënë kontributin e tij për anëtarësimin e Forumit në Internacionalen e Rinisë Socialiste. Gjatë viteve të anëtarësisë së tij në FRESH, Ilir Meta ka mbajtur poste të larta drejtuese si, Nënkryetar (1992-1995) dhe Kryetar (1995-2001).

Aktiviteti politik i Ilir Metës në strukturat e Partisë Socialiste është i ngjeshur.

Ai ka qenë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues nga Kongresi i Qershorit 1992 dhe anëtar i Kryesisë së Partisë nga viti 1993, deri në periudhën kur dha dorëheqjen nga kryesia e PS-së (Korrik 2003), pas problemeve që ngriti pranë strukturave drejtuese të PS-së mbi mungesën e transparencës në drejtimin e Qeverisë dhe Partisë prej Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë, Fatos Nano.

Gjatë periudhës 1997-1998, Ilir Meta ka qenë Kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës.

Në periudhën 1993 -1996, Ilir Meta ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Partisë Socialiste dhe nga 1994 – 1996 edhe atë të Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, periudhë gjatë së cilës u vendosën marrëdhënie me shumë parti socialiste dhe socialdemokrate të Evropës, si dhe Partinë Socialiste Evropiane dhe Internacionalen Socialiste.

Përveç aktivitetit politik, Ilir Meta ka dhënë leksione në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, si dhe në disa akademi dhe universitete në Evropë dhe SHBA, si Akademia Evropiane e Berlinit apo Universiteti i Harvardit.

Aktiviteti politik i Ilir Metës përfshin edhe një periudhë të suksesshme të drejtimit në Qeveri, ku ka shërbyer si Kryeministër i vendit gjatë periudhës Nëntor 1999 – Shtator 2001 dhe pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të verës së vitit 2001 u rimandatua si Kryeministër, Shator 2001 – Shkurt 2002. Gjatë kësaj periudhe u shënuan arritjet më të mira të qeverisjes së vendit për periudhën e tranzicionit, stabilizimi i parametrave makro-ekonomik, përmirësimi i ndjeshëm i rrjetit rrugor, privatizimi i suksesshëm i disa prej sektorëve strategjik të ekonomisë, vendosja dhe funksionimi i ligjit në të gjithë terrorin e vendit, etj.

Në Shkurt 2002, për të shmangur krizën brenda maxhorancës politike dhe qeverisëse dha dorëheqjen nga detyra.

Gjithashtu, Ilir Meta ka shërbyer edhe si Zv.kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme gjatë periudhës Korrik 2002 – Korrik 2003, Zv.kryeministër dhe Ministër i Integrimit gjatë periudhës Tetor 1998 – Tetor 1999, si dhe Sekretar Shteti për Integrimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme Mars – Tetor 1998.

Në vitet 2003-2004, Ilir Meta ka qenë anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin, i drejtuar nga ish Kryeministri i Italisë, Xhuliano Amato, komision i cili përgatiti Raportin për të Ardhmen e Rajonit të Ballkanit, dhe shtroi rrugën për pavarësinë e Kosovës.

Ilir Meta, pas përpjekjeve brenda strukturave drejtuese të PS-së, për ndryshimin e funksionimit dhe demokracisë së brendshme në këtë force politike, më 6 shtator 2004, së bashku me 500 personalitete të tjerë dhe intelektualë të të gjitha fushave, themeluan një forcë të re politike në Shqipëri, Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ilir Meta u zgjodh në krye të LSI-së në prill të vitit 2005, duke zbatuar për herë të parë parimin “Një anëtar, një vote”. Z. Meta është rikonfirmuar në krye të LSI-së, në zgjedhjet e tetorit 2012 dhe së fundmi në 6 nëntor 2016.

Në periudhën shtator 2009-shtator 2010, Ilir Meta ka shërbyer si Zv. Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme, e më pas si Zv. Kryeministër dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës gjatë periudhës shtator 2010-janar 2011.

Në vitin 2013 Meta u zgjodh Kryetar i Parlamentit pas fitores së koalicionit PS-LSI në zgjedhje.

Sot në 28 prill 2017, Ilir Meta u zgjodh Presidenti i 7-të Republikës së Shqipërisë.

Ilir Meta është i martuar me Monika Kryemadhin dhe kanë tre fëmijë, Borën, Besarin dhe Erën. /ATSH/

 

Etiketa: ilir Metapresidentiprofil


Ju sugjerojmë

Vlorë, ja si dhunohet kamarieri 18-vjeçar për një shishe ujë (VIDEO)
Aktualitet

Vlorë, ja si dhunohet kamarieri 18-vjeçar për një shishe ujë (VIDEO)

27 Korrik, 2025 3:31 pm
Lezhë, ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur/ Pranga 55 vjeçarit
Aktualitet

Lezhë, ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur/ Pranga 55 vjeçarit

27 Korrik, 2025 3:19 pm
Zhdukja e Jan Prengës, Apeli vendos burg përjetë për Festim Bexhdilin
Aktualitet

GJKKO konfirmon masat për grupin e drogës/ Lirohet njëri, ishte arrestuar gabimisht

27 Korrik, 2025 3:11 pm
Raporti final i OSBE-ODIHR, në fund të gushtit
Aktualitet

Raporti final i OSBE-ODIHR, në fund të gushtit

27 Korrik, 2025 2:42 pm
Vengu e Kumbaro nga Vlora: Zonat turistike të sigurta, vatrat e zjarrit po shuhen
Aktualitet

Vengu e Kumbaro nga Vlora: Zonat turistike të sigurta, vatrat e zjarrit po shuhen

27 Korrik, 2025 2:36 pm
I tha se do punonte kamariere, por e shfrytëzoi për prostitucion/Pranga 46 vjeçarit
Aktualitet

I tha se do punonte kamariere, por e shfrytëzoi për prostitucion/Pranga 46 vjeçarit

27 Korrik, 2025 2:15 pm
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Aktualitet

Humb jetën 69-vjeçarja, dyshohet se pësoi arrest kardiak pasi u fut në det

27 Korrik, 2025 1:50 pm
Bashkia thirrje qytetarëve: Raportoni zaptimet e hapësirave publike në “Tirana Ime”
Aktualitet

Bashkia thirrje qytetarëve: Raportoni zaptimet e hapësirave publike në “Tirana Ime”

27 Korrik, 2025 1:26 pm
“Borshi shpëtoi nga zjarri”/ Inspektori i Përgjithshëm-pushuesve: Mirë se të vini!
Aktualitet

“Borshi shpëtoi nga zjarri”/ Inspektori i Përgjithshëm-pushuesve: Mirë se të vini!

27 Korrik, 2025 1:20 pm
Protesta e PD, Policia: Të mos bllokohen rrugët, është vepër penale
Aktualitet

Vlorë, konfliktohet jashtë shërbimit/Pezullohet nga detyra oficeri i policisë

27 Korrik, 2025 12:28 pm
Para
Rama i “zë” karrigen Berishës, ja reagimi i ish-kryeministrit

Rama i “zë” karrigen Berishës, ja reagimi i ish-kryeministrit

Përmbushet “amaneti” i Faik Konicës, perfiton Biblioteka Kombetare

Le Temps (1939) / Deklarata për shtyp e Faik Konicës nga Amerika : Agresioni i Italisë si një grusht në fytyrë !

Hiqen dokumentacionet shtesë për vizat në SHBA, ja çfarë ju duhen

Ambasada e SHBA reagon për zgjedhjen e Ilir Metës në postin e Presidentit
















TE FUNDIT

Vlorë, ja si dhunohet kamarieri 18-vjeçar për një shishe ujë (VIDEO)

Vlorë, ja si dhunohet kamarieri 18-vjeçar për një shishe ujë (VIDEO)
27 Korrik, 2025

Në pamjet që po shihni, ky kamarier 18-vjeçar, i punësuar në bar-restorantin e një hoteli në Vlorë, qëllohet brutalisht nga...

Lexo më shumë

Lezhë, ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur/ Pranga 55 vjeçarit

Lezhë, ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur/ Pranga 55 vjeçarit
27 Korrik, 2025

Arrestohet një 55 vjeçar në Lezhë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Specialistët e Seksionit...

Lexo më shumë

GJKKO konfirmon masat për grupin e drogës/ Lirohet njëri, ishte arrestuar gabimisht

Zhdukja e Jan Prengës, Apeli vendos burg përjetë për Festim Bexhdilin
27 Korrik, 2025

Anëtarët e grupit të trafikut ndërkombëtar të drogës, që vepronte në vitet 2020-2021 mes Kolumbisë dhe Europës, kanë dalë sot,...

Lexo më shumë

Raporti final i OSBE-ODIHR, në fund të gushtit

Raporti final i OSBE-ODIHR, në fund të gushtit
27 Korrik, 2025

Nota finale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të jepet në fund të gushtit me publikimin e raportit përfundimtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com