Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbuloni 5 veçoritë e personalitetit tuaj dhe çfarë tregojnë për ju

2017/04/27 at 4:15 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbuloni 5 veçoritë e personalitetit tuaj dhe çfarë tregojnë për ju

Sa të prirur jeni për të qenë i përgjegjshëm, i kujdesshëm, i organizuar mirë, këmbëngulës dhe i zellshëm?


Janë propozuar shumë modele të ndryshme nga shkencëtarë për të identifikuar sjellet dhe karakterin e njeriut. Në dekadën e fundit, një model i veçantë u pranua gjerësisht, i cili u quajt “pesëshja e madhe.”

Veçoritë e personalitetit të “pesëshes së madhe” janë:

Ndërgjegjësimi

Ndërgjegjësimi është prirja e personit për të qenë i përgjegjshëm, i kujdesshëm, i organizuar mirë, këmbëngulës dhe i zellshëm. Njerëzit që tregojnë mungesë ndërgjegjësimi shpërqendrohen lehtë ose shfaqin sjellje të paqëndrueshme, impulsive, të pasigurta, ose të papërgjegjshme.Njerëzit e ndërgjegjshëm nuk i vënë re hollësitë (që, nga ana e tyre, krijojnë dyshime të vazhdueshme dhe kërkesa për sqarime). Më të mirët janë metodistë, nxiten që t’i tejkalojnë standardet e vëna dhe janë punëtorë.

Megjithatë, njerëzit e ndërgjegjshëm mund të jenë më pak spontanë ose tërheqës, sesa ata që janë më pak të ndërgjegjshëm.

Çiltërsia
Kjo do të thotë që njeriu është me horizont të gjerë, kureshtar, krijues dhe origjinal. Sjellja tepër konservatore, imituese dhe e kujdesshme tregon mungesë çiltërsie.

Më të mirët janë krijues, plot imagjinatë dhe kërkojnë përvoja kulturore dhe arsimore. Nuk e kuptojnë dot shprehjen: “Nëse s’është e thyer, mos e rregullo!”. Ata kërkojnë ndryshimin.

Më të dobëtit janë më tepër me këmbë në tokë, realistë, më pak të interesuar në gjërat e reja, priren të përsërisin sjellje të kaluara dhe ndihen më rehat me detyra rutinë.

Pëlqyeshmëria
Pëlqyeshmëria personifikohet te njeriu që di të falë, është i mirësjellë, njerëzor dhe pozitiv. Sjellja skeptike, e mbrojtur, egoiste, kokëfortë, ose indiferente është plotësisht e kundërta e pëlqyeshmërisë.

Ata që e kanë shumë të zhvilluar pëlqyeshmërinë priren të jenë plot besim, të përulur dhe bashkëpunues. Të tjerët janë më tepër agresivë, më pak të pëlqyeshëm dhe më pak të orientuar drejt skuadrës.

Ekstroversioni
Psikologu Karl Jungu e shpiku termin ekstrovert për të shpjeguar sjelljen shoqërore pozitive, atë ambicioze dhe aventureske. Njerëzit e heshtur (ata që janë të turpshëm, të mbyllur në vetvete, të rezervuar ose të distancuar) shpesh janë më tepër introvertë.

Ekstroversioni lidhet me kurajën ose me shtysën e egos, dëshirën për të bindur dhe për t’u bindur. Interoversioni lidhet me dëshirat më vetmitare, reflektimin dhe analizën më të thellë.

Qëndrueshmëria emocionale
Njerëzit e qëndrueshëm nga ana emocionale janë të matur, të përshtatshëm, të qetë, të sigurt, racionalë dhe optimistë. Njerëzit me më pak qëndrueshmëri emocionale janë të ankthshëm, të zemëruar, të pasigurt, të prirë të vetëmbrohen, të tensionuar dhe shpesh të trishtuar.

Më të dobëtit priren të jenë impulsivë dhe mund të inkurajohen lehtë. Zakonisht ua vënë fajin forcave të jashtme për disfatat që pësojnë.

Më të mirët priren të jenë më të qetë, më të duruar, të aftë që të punojnë nën trysni dhe që ta përballojnë acarimin.

 

Etiketa: PERSONALITETIvecori


Ju sugjerojmë

Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…
-Teknologji

Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…

1 Qershor, 2025 2:04 pm
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Para
Duka: Nuk do ketë më arbitra që bëjnë gafa

Duka: Nuk do ketë më arbitra që bëjnë gafa

Gjykata rrëzon Çakon: Hetimet për përgjuesin do vazhdojnë

Gjykata rrëzon Çakon: Hetimet për përgjuesin do vazhdojnë

Atentati në Durrës, Juxhin Dautaj lëvizte me eskortë

Atentati në Durrës, Juxhin Dautaj lëvizte me eskortë
















TE FUNDIT

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
7 Qershor, 2025

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e një konsullate në qytetin e Korçës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri maqedonas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com