Këngëtari Labinot Tahiri ka publikuar në “Facebook” një ftesë të Ambasadës së Britanisë së Madhe. Bëhet fjalë për ditëlindjen e mbretëreshës angleze, Elizabeth II.
“Shkëlqesia e tij, ambasadori O’Connell dhe Elida Laëton O’Connell kërkon që me kënaqësi t’i bashkëngjitet Labinot Tahiri ceremonisë së ditëlindjes së mbretëreshës”, thuhet në letrën dërguar Labit.
Ndërkohë, Labinot Tahiri kohët e fundit është duke u angazhuar intensivisht në politik. Ai i është bashkuar AKR-së ku edhe pritet të garoj për kryetar të Ferizajt.