Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Politika shqiptare në krizë, ndërkombëtarët mbërrijnë të hënën në Tiranë

2017/04/17 at 9:01 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenti: Palët të ulen në tryezë me axhendë serioze

Java e re do të jetë një nga më të rëndësishmet për mesazhet që do të përcjellë faktori ndërkombetar, një javë që do të përcaktojë si do të shkojnë negociatat për dialogun e nxjerrjes se vendit nga kriza politike.

Të hënën Tiranën do ta vizitojnë 2 aktorë të rëndësishëm europianë, ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel dhe ministri i jashtëm hollandez Bert Koender.

Këta janë dy nga diplomatët më të rëndësishëm europiane, që e mbështesin perspektivën europiane të Shqipërisë, por gjithashtu kërkojnë që Shqipëria të kryejë detyrat për hapjen e negociatave, reformën në drejtësi, pjesëmarrjen në institucione dhe vendosjen e dialogut për t’i dhënë vendit zgjedhje të standardeve europiane, – shkruan Top Channel..

Me këtë mision në Tiranë pritet të vijë edhe kryetari i komisionit të jashtëm të parlamentit europian, David McAllister.

Zëvendës-presidenti i partive popullore europiane është pranuar nga forcat politike kryesore, që të marrë rolin e negociatorit për të zgjidhur krizën nëpërmjet dialogut.

Deri tani nuk ka një datë të caktuar për mbërritjen e gjermanit McAllister, por burime të Top Channel thonë se ai preferon që vizita në Tiranë, të ishte me një axhendë të dakordësuar më herët nga palët, për atë se çfarë do të negociohet.

Për këtë qëllim, janë takuar të shtunën dy negociatorët politikë, Taulant Balla për socialistët dhe Oerd Bylykbashi për demokratët.

Ata pritet të takohen sërish me nisjen e javës së re politike, në një përpjekje për të dakordësuar çështjet e tryezës së dialogut.
Paralelisht me këto përpjekje, parlamenti do të zhvillojë dy seanca plenare, të martën për vettingun dhe të mërkurën për presidentin.

Të dyja këto seanca, ka mundësi të jenë pa produkt. Parlamenti nuk zgjedh dot një komision funksional vettingu pa opozitën, por edhe presidenti, si fillim po trajtohet si një çështje e dialogut ende të munguar me opozitën.

Etiketa: krizanderkombetaretparlamentipolitikavizitazgjedhjet

Ju sugjerojmë

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
Aktualitet

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

18 Tetor, 2025 10:32 pm
Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
Bota

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

18 Tetor, 2025 9:41 pm
“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
Te Fundit

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

18 Tetor, 2025 8:49 pm
SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
Kronikë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

18 Tetor, 2025 7:48 pm
Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare
Bota

Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare

18 Tetor, 2025 6:21 pm
Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime
Life Style

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime

18 Tetor, 2025 5:00 pm
Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin
Bota

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin

18 Tetor, 2025 4:08 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

18 Tetor, 2025 3:17 pm
I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos
Bota

I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos

18 Tetor, 2025 3:03 pm
Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit
Kronikë

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

18 Tetor, 2025 2:00 pm
Para
Vetëvrasja në spital/ Pacientët tregojnë minutat e fundit të 63 vjeçarit

Vetëvrasja në spital/ Pacientët tregojnë minutat e fundit të 63 vjeçarit

Fundjava diell por ja kur nisin rreshjet e shiut në Shqipëri

Parashikimi i motit, kujdes! Këtë javë do të ketë shi dhe ulje të temperaturave

Droga në portin e Durrësit, prokuroria arreston 18 doganierë e policë

Droga në portin e Durrësit, prokuroria arreston 18 doganierë e policë

TE FUNDIT

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
18 Tetor, 2025

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare analisti i njohur amerikan për çështje politike dhe njohës i mirë i zhvillimeve në...

Lexo më shumë

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
18 Tetor, 2025

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi këtë të shtunë se kalimi kufitar në Rafah do të mbetet i mbyllur...

Lexo më shumë

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
18 Tetor, 2025

Më shumë se 2,700 tubime janë duke u zhvilluar në qytetet kryesore të SHBA-së me moton “Jo mbretër” dhe ku...

Lexo më shumë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
18 Tetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për klanin Çopja nga Elbasani, duke çuar për gjykim një dosje me 33 të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com