Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj edhe këtë herë ka publikuar në faqen e tij në instagram një foto me fëmijë. Edhe këtë herë ai shihet në ambiente sportive teksa luan basketboll me një grup gjimnazistesh. Por komentuesve si gjithmonë edhe këtë herë nuk u ka ikur dot pa u vënë re një detaj. Në fotot e ditës se sotme të postuara në rrjetet sociale ka diçka që nuk shkon. Vajzat që ishin pjesë e lojës të gjitha ishin të veshura me kostume sportive, ndërsa kryebashkiaku Veliaj jo.
Ai ishte veshur me një këmishë dhe kjo nuk u ka shpëtuar as ndjekësve të tij që ia kanë përmendur këtë fakt. ‘’Me këmishë luhet or karafil’’, shkruan njëri prej tyre. “Si zysh fizkulture që jam s’do të pranoja në orën e mësimit se je pa uniformë @erionveliaj”, i shkruan dikush tjetër./opinion.al