Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rike Roçi lë të dashurin biznesmen për t’u rikthyer tek ish-i italian

2017/04/12 at 7:03 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
Rike Roçi lë të dashurin biznesmen për t’u rikthyer tek ish-i italian

Një vit e gjysmë pasi i dha fund historisë 9­ vjeçare të dashurisë, modelja e bukur nga Durrësi e rikthen sërish vëmendjen te DJ­i italian, Luca Binatti. Pak ditë më parë ajo postoi në Instagram një foto me muzikantin, me mbishkrimin “Një prej kujtimeve më të bukura”, të shoqëruar me një zemër.


Në foton në fjalë, Rike ka qenë duke shijuar plazhin me ish­të dashurin, të cilin e njohu që në adoleshencë. Nuk kanë munguar komentet e mikeshave të ngushta që i komplimentojnë si çift, ndërsa shoqja e saj më e ngushtë, Irid Oxa, shkruante “E bukura dhe bisha”, koment që e bëri Riken të reagonte me të qeshura. Lidhja e Rikes me djalin simpatik Luca u bë e njohur me hyrjen e saj në lojën e “Big Brother”, ku deklaroi se ishte e dashuruar me një djalë shumë simpatik prej vitesh në Itali.

rike

Ishte pikërisht kjo foto me bikini që doli në qarkullim gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother”, ku duken vërtet të hatashëm. Më pas u komentua si histori e bukur dashurie, dhe që zgjati gati një dekadë ajo e Rike Roçit me DJ­in italian, Binatti. Lidhja e tyre mori fund në vjeshtën e vitit 2015, pa u bërë publike arsyet e ndarjes. Kjo ndarje përfundimtare erdhi pas një krisjeje disamujore mes çiftit pak kohë më parë, ndërkohë që njiheshin si të dashuruarit që ishin rritur bashkë. Rike, e cila ka konkurruar dhe në “Dancing with the Stars” në Tiranë, pas ndarjes nisi të punonte për argjentinasen, Belen Rodrigez, si pjesë e stafit të saj.

rik

Rike nga Durësi jeton prej 18 vitesh në Itali, dhe me Lucca­n deklaroi se njiheshin që në adoleshencë. Ajo ka folur shpesh në media për historinë e saj të dashurisë, duke theksuar se mirëkuptimi dhe fantazia në lidhje, i bënte ta mbanin pasionin konstant me njëritjetrin.

PAS NDARJES NGA LUCCA, RIKE NISI HISTORI TË RE ME NJË BIZNESMEN

Postimi i fotos me ish­të dashurin italian i konfuzoi paksa ndjekësit e Rike Roçit, për faktin se këtë Shën Valentin ajo deklaroi lidhjen me një biznesmen, me të cili festoi 14 shkurtin në Paris. Shqiptarja që mori famë në Itali si tifozja më seksi e Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2016”, u fol se tashmë e kishte hedhur pas krahëve dashurin 10­vjeçare me italianin, ndërkohë që kishte rigjetur dashurisë me një tjetër djalë simpatik, portretin e të cilin nuk e publikoi asnjëherë. “Si një vajzë e vogël dhe e lumtur në Disneyland”, ishte mbishkrimi i fotos ku ajo pozonte pikërisht më 14 shkurt, gjatë këtij udhëtimi romantik me të dashurin.

jjk

Nuk dihet çfarë dhuratash të tjera mori Rike atë ditë, por mesa duket i dashuri është romantik pasi nuk munguan lulet. Në një foto që siguruam dukej i dashuri me një orë rolex në dorë, i ulur në makinë me lulet e Shën Valentinit. Viti që shkoi ishte i bukur për Riken, pasi shpesh e kemi parë të postojë foto pushimesh jo vetëm në plazhe, por edhe destinacionet turistike me dëborë. Tani me rikthimin nostalgjik te Luca mbetet për t’u parë nëse ajo është kthyer sërish te dashuria e vjetër, apo jo.

RIKE ZHVISHET ME BIKINI PAS DOBËSIMIT

rik e

Modelja që jeton në Milano komlimentohet gjithmonë nga italianët për bukurinë dhe format origjinale, ndërkohë që “Sport Mediaset” e ka cilësuar të ngjashmen e modeles së famshme, Larissa Riquelme. Ndjekësit e saj kapërcyen në pak ditë numrin mbi 130 mijë, që nga dita kur u fotografua me dekoltenë e hapur në stadiumin e ndeshjes Shqipëri– Francë, ndërkohë që këtë periudhë Rike i është nënshtruar një diete mesdhetare dhe palestrës për të humbur ato pak kilogramët që mori gjatë festave të fundvitit. Rezultatet e kësaj diete Rike na i tregon me këtë foto të re artistike me bikini, që sapo ka realizuar dhe ku duket vërtet në formën e saj më të mirë.

/Panorama

Etiketa: i dashurilidhjamodelerike roci


Ju sugjerojmë

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale
InstaBIZ

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale

8 Qershor, 2026 10:39 pm
Gjykata i kthen Shakirës 55 milionë euro, këngëtarja: U trajtova si fajtore për…
InstaBIZ

Gjykata i kthen Shakirës 55 milionë euro, këngëtarja: U trajtova si fajtore për…

18 Maj, 2026 7:42 pm
Mbi 1 miliard paund pasuri! Sekreti i biznesit që e futi David Beckham në histori
InstaBIZ

Mbi 1 miliard paund pasuri! Sekreti i biznesit që e futi David Beckham në histori

16 Maj, 2026 3:16 pm
Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët
InstaBIZ

Dua Lipa padit Samsung: Po përdor imazhin tim për të reklamuar televizorët

10 Maj, 2026 7:28 pm
Dua Lipa refuzon të performojë në ndeshjen e Anthony Joshuas
InstaBIZ

Dua Lipa refuzon të performojë në ndeshjen e Anthony Joshuas

2 Maj, 2026 9:04 am
Britania e Madhe i refuzon vizën Kanye West-it, anulohet koncerti i reperit amerikan
InstaBIZ

Britania e Madhe i refuzon vizën Kanye West-it, anulohet koncerti i reperit amerikan

7 Prill, 2026 8:16 pm
Dosja “Epstein”, modelja Gigi Hadid: Nuk kam pasur kurrë të bëj me atë person
InstaBIZ

Dosja “Epstein”, modelja Gigi Hadid: Nuk kam pasur kurrë të bëj me atë person

5 Prill, 2026 5:28 pm
Arrestohet në Kaliforni këngëtarja Britney Spears
InstaBIZ

Arrestohet në Kaliforni këngëtarja Britney Spears

6 Mars, 2026 8:49 am
Zendaya martohet fshehurazi me Tom Holland
InstaBIZ

Zendaya martohet fshehurazi me Tom Holland

3 Mars, 2026 8:40 am
Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”
InstaBIZ

Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”

8 Shkurt, 2026 11:33 am
Para
Arkëtarja e bankës zhvaste paratë e qytetarëve, zbulohet skema e saj e mashtrimit

Arkëtarja e bankës zhvaste paratë e qytetarëve, zbulohet skema e saj e mashtrimit

Gerdi dhe Enada në pritje të një fëmije të dytë?

Gerdi dhe Enada në pritje të një fëmije të dytë?

‘Lumi’ i kokainës në Milano, ‘kontabilisti’ shqiptar qarkulloi 600 mijë euro

‘Lumi’ i kokainës në Milano, ‘kontabilisti’ shqiptar qarkulloi 600 mijë euro
















TE FUNDIT

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje
8 Qershor, 2026

Në emisionin “Opinion” po diskutohet tema “Pse po hetohen nga SPAK tokat në Zvërnec”, zone e cila kohët e fundit...

Lexo më shumë

Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec

Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec
8 Qershor, 2026

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan sot në 8 qershor foli për hetimet e SPAK...

Lexo më shumë

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale
8 Qershor, 2026

Pas ironive të një dite më parë të bëra nga kryeministri Edi Rama për blogerët që dalin në protestë dhe...

Lexo më shumë

Rama publikon videon dhe i përgjigjet Iranit: Po merakoseni për shqiptarët?

Inovacioni/ Rama takim me të rinj në Gjirokastër: Rrisim financimin për startup-et
8 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, i cili komentoi protestat e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}