Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar sot të gjitha ngarkesat me mish pule dhe derri që importohen nga Brazili.
Mishi do të mbahet i bllokuar deri në përgjigjen e analizave që do të dalin mbi cilësinë e tij. Masa është marrë pas alarmit në media se po importohet mish i kalbur viçi.
Sipas AKU nga nëntori 2016 –mars 2017 janë importuar nga Republika Federale e Brazilit drejt Republikës së Shqipërisë, vetëm ngarkesa me mish pule dhe ngarkesa me mish derri.
“Sqarojmë se të gjitha ngarkesat e importuara drejt Shqipërisë plotësojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi.Shqipëria importon nga stabilimente të miratuara nga Bashkimi Europian, shoqëruar nga certifikata veterinare. Gjithashtu, nga sistemi RASFF (sistemi i lajmërimit të shpejtë për ushqim) instrument i Komisionit Europian, nuk ka një njoftim për Shqipërinë”, thuhet në njoftim.
Gjithsesi, thotë AKU për të qetësuar opinionin publik dhe për tu siguruar për produktet që vijnë nga Brazili kemi bllokuar mishin e importuar deri në përgjigjen e analizave prej mostrave të marra nga këto produkte. /Opinion.al
*foto ilustruese