Gjykata ka dënuar me 8 vjet burg në total një grup të rinjsh, të cilët i patën vënë gjoba E. Brukës, djalit të ish-deputetit të PD-së, Ibrahim Brukës.
Ngjarja ka ndodhur disa vite më parë. Kështu, janë dënuar me 2 vjet e 8 muaj, Fatmir Gjeta dhe Ilir Shehu, ndërsa Rogers Ademaj dhe Luan Lama janë dënuar me nga 1 vit e 4 muaj, si edhe Shkëlzim Spahiu me 4 muaj për moskallëzim krimi.
NGJARJA
Sipas dosjes së prokurorisë, në 14 prill 2016 17 vjeçari E. Bruka ka kallëzuar në polici se një grup përsonash, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, që prej muajit janar 2006 i kanë marrë përmes dhunës psikologjike sasi të ndryshme eurosh.
Në janar E. Bruka është njohur me Rogers Ademajn, i cili ka shkuar në shtëpinë e E. për një ndërjyrje të lehtë kirurgjikale, duke qenë se i ati i tij, Ibrahimi ishte kirurg.
Të nesërme, rreth darkës në adresën që i dëmtuari ka në rrjetin social “Facebook” i ka ardhur një mesazh nga Ilir Shehu, që përdorte profilim me emër “Liri Shehu” dhe i kërkoheshin urgjentisht 2500 euro.
Në të kundërt do t’i tregonin babait të tij “ca gjëra”. Sipas tyre këto “gjëra” ishin disa foto ku pretendonin se 17 vjeçari pinte drogë bashkë me disa persona të tjerë. Në mesin e muajit janar e kanë takuar tek shkolla duke i kërkuar me ngulm 2500 eurot.
Kallëzuesi u ka thënë se nuk kishte ku t’i gjente paratë, por ata i janë përgjigju t’i gjente ku të donte, pasi e kishte babanë diktor. Disa ditë më vonë, nën presion 17 vjeçari, pa dijeninë e prindërve të tij, ka marrë 2500 euro në shtëpi dhe pas mësimi, ia ka dhënë tre personave që e prisnin tek shkolla.
Në vijim, në frekuenca kohe prej 2-3 ditësh, pas kërcënimeve se do t’i tregonin babait të tij për lekët dhe se ai kishte të dashur kushërirën e njërit prej tyre, të pandehurit dyshohet se i kanë marrë të dëmtuarit dy shuma nga 3 mijë euro dhe një shume prej 5 mijë euro.
“Pas këtij rasti, Rogersi, Luani dhe Fatmiri i kanë marrë në të njëjtën mënyrë edhe katër herë nga 2500 euro në cdo rast, 10 mijë euro të toal, gjithmonë me kërcënimin se do t’i tregonin të atit për eurot që u kishte dhënë”, thuhej në dosjen e prokurorisë. Referuar kallëzimit, në fillim të marsit, i pandehuri Fatmir Gjeta i ka kërkuar atij 2 mijë euro për “të mbyllur muhabetiot”.
Kallëzuesi i ka thënë se do të takoheshin në datën 20.04.2016. Një javë para kallëzimit, i ati i E. Brukës ka konstatuar mungesën e parave në shtëpi dhe ai i ka treguar për ngjarjen. Në datën 12.04.2016 tek shkolla e kallëzuesit kanë shkuar Rogers Ademaj, Luan Lama dhe një persion tjetër i panjohur me një automjet “Fiat”.
Rogersi, i ka kërkuar të hupte në makinë por E. nuk ka pranuar. Rogersi i ka kërkuar atij 2500 euro, pasi Fatmiri ua kishte futur dhe ata kishin përplasur një makinë. Takimi është filmuar nga një shok i E., pasi këtë ia kishte kërkuar E. sapo i kishte parë dy personat.
Kallezuesi i ka thënë se do t’ua jepte në 20.04.2016. Në 14.04.2016 tek shkolla i kanë shkuar Rogersi me Luanin dhe i kanë kërkuar 2500 euro urgjent, por Erindi u ka thënë se do t’ia jepte në 20.04.2016, në një kohë që veprimet e tyre po vëzhgoheshin nga policia.