Një 67-vjeçar ka humbur jetën, mëngjesin e së dielës, si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Luz, ku 34-vjeçari me inicialet G.M, ndërsa drejtonte mjetin tip “Hyundai” ka aksidentuar këmbësorin Q.B, banues në Mamurras.
67-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë, në orët e para të ditës së sotme.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.