Shembet struktura e katër kateve shtesë të pallatit 24-katësh në Durrës. Struktura e pallatit, e cila është ndërtuar në rërë tek Shkëmbi i Kavajës, ka rënë paraditen e sotme. Fatmirësisht nga shembja nuk ka persona të lënduar.
“Pallati 24 katësh i Enver Shalës në afërsi të Shkëmbit të Kavajës është shembur për shkak të punimeve të dobëta. Tre katet e fundit janë shembur, ky është pallati i famshëm që gjendet në rërë në breg të detit, 18 kate janë me banorë”, shprehet një banor i zonës.
Lajmi ne perditësim…