Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliera e Durrësit, gabim i Mirelës apo përgjegjësi e Dakos?

2017/02/16 at 4:05 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliera e Durrësit, gabim i Mirelës apo përgjegjësi e Dakos?

Nga Manjola Bregasi


Mes pikëpyetjeve dhe dëgjesave publike, në debatin mes modernizimit të një qyteti historik dhe sfidës ndaj torrës veneciane përkarshi, projekti i shumëpërfolur i velierës nisi konkretizimin në fillim të nëntorit të vitit të shkuar.

I trumbetuar fort nga kryebashkiaku i Durrësit dhe i mbrojtur nga arkitektët italianë, investimi prej afro 6 milionë dollarësh u cilësua prej tytre si një projekt që do t’i jepte qytetit disa mijëra metra katrorë hapësirë publike në një nga zonat me të bukura, pikërisht  zona përpara portit., ndërkohë që vetë objekti u pa si një atraksiuon origjinal dhe i vizitueshëm për tursitët.

Me një tendë rreth gjashtëdhjetë metra të gjatë dhe dyzetë metra të gjerë, që mbështetet vetëm në katër pikat kulmore të krijuara nga 4 shufra në inoks çelik, si direku i një anijeje me vela, veliera u prit me polemika qytetare, që në momentin e daljes së projektit, duke u konsideruar një ndërtim që do të betonizonte në mënyurë të panevojshme sipërfaqe të tëra të qytetit.

E megjithatë projekti i velierës fitoi. Tek e fundit, Kryebashkiaku kishte gjithë të drejtën legjitime të vendoste për fatin e saj, pavarësisht kundërshtimeve publike.

Në fakt asoskohe, duket se pakush ose askush nuk u kujtua të fliste për vlerat arkeologjike të zonës ku do të kryhej ndërtimi, edhe pse përballë kishin Durrësin, qytetin me gati 2500 vjet histori, i konsideruar më i rëndësishmi në pellgun e Mesdheut për vlerat dhe rëndësinë arkeologjike.

Tani ndodhemi përballë faktit të kryer. Me nisjen e projektit të velierës, materiale arkeologjike të nëntokës dalin në pah. E teksa diskutimi ka kaluar në një tjetër plan, nga ku përpiqemi të kuptojmë periudhën dhe rëndësinë e këtyre gjetjeve, duket se të tjera pikëpyetje ngrihen.

Nuk është më fjala thjesht dhe vetëm për përcaktimin e zonës ku po kryhen punimet, a është ajo A apo B? A gjenden aty muret muret antike mesjetarë  dhe topat me të cilët Venecianët pretenduan të mbronin qytetin nga Turqit, apo janë themelet e një ndërtese osmane të fundshekullit të XIX? Arkelogjia e tha fjalën e saj, ndoshta të dobët, të pafuqishme, por zyrtare. Në emisionin “Opinion”, të datës 15 Shkurt, zotërinjtë Rudina Zoto dhe Luan Përzhita, pohuan se arkeologët janë duke vijuar gërmimet për të vlerësuar situatën. Kaq mundën të artikulonin zotërinjtë, por nuk na thanë dot, përse arkeologët lejuan që situata të mbërrinte deri në këtë pikë.

Ndërkohë, në mënyrë të qartë e aspak të brishtë si  përfaqësuesit e institucioneve të arkeologjisë, kryebashiaku Vangjush Dako, në të njëjtin emision deklaroi, se nëse specialistët e arkeologjisë vendosin, ai do të ndërpresë punimet e velierës.

Me sa duket juridikisht zoti Dako është në rregull, duke nxjerrë jashtë rregullave Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik, një institucion i varur drejtpërdrejtë nga Ministria e Kulturës.

Zoti Dako duket se të paktën edhe publikisht është në rregull, duke na thënë kështu në mënyrë indirekte, se ajo që nuk është në rregull, quhet Mirela Kumbaro. Dhe ka më shumë se një arsye që i japin përgjegjësi direkte, Ministres dhe Institucionit që ajo drejton.

Në nenin 3 të vendimit për  “Ndërhyrjet në zonën arkeologjike “B” të qytetit të Durrësit”, thuhet qartësisht se lejon edhe:

“Ndërtimet e reja pas miratimit me shkrim nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë të kërkesave të subjekteve të interesuara.

Ndërtimet lejohen vetëm pas kryerjes paraprake nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik të vëzhgimit intensiv, sondazheve arkeologjike apo formave të tjera të testimit në varësi të potencialit që përfaqëson zona me miratim të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.

A është zbatuar ligji? A është pyetur dhe a është kërkuar miratimi i Këshillit Kombëtar të Arkeoklogjisë për ndërtimin e velierës?

Nëse po, mbi çfarë baze është bërë ky miratim? A i ka kryer Agjencia e Shërbimit Arkeologjik vëzhgimet paraprake apo testimet e tjera, siç e parashikon ligji apo gjithçka po ndodh në Durrës sot është një për ta një surprizë? Kush mban përgjegjësi nëse sondat kanë dëmtuar murin e vjetër sikurse thuhet?

Është koha që dikush të japë përgjigje për këto pyetje dhe besoj, se këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje nga Ministrja e Kulturës. Në fakt tashmë që zoti Dako “ja kaloi topin”, Kumbaro duhet të japë edhe shumë përgjigje të tjera.

Sipas ligjit, nga moment i pezullimit të punimeve, Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë duhet të vendosë për veprimet e mëtejshme Brenda 10 ditëve, kështu që count doën-i ka nisur. Ndaj, nëse nuk dëshiron të mbajë përgjegjësi, ministrja Kumbaro të paktën duhet të përgjigjet. /opinion.al

Etiketa: demtimidurresmirela kumbaromurret antikesheshi velieraVangjush Dako


Ju sugjerojmë

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit
Bota

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

9 Qershor, 2026 11:13 pm
Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen
Aktualitet

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen

9 Qershor, 2026 9:56 pm
Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit
Politikë

Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit

9 Qershor, 2026 9:28 pm
“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë
Aktualitet

“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë

9 Qershor, 2026 8:53 pm
Balluku nga Fieri: Krenarisht shkruam historinë me 12 mandate
Politikë

Balluku nga Fieri: Krenarisht shkruam historinë me 12 mandate

9 Qershor, 2026 8:49 pm
Protesta, Rama: Një pjesë e qytetarëve kanë rënë pre e ndikimeve të huaja
Kryesore

Protesta, Rama: Një pjesë e qytetarëve kanë rënë pre e ndikimeve të huaja

9 Qershor, 2026 8:48 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit

9 Qershor, 2026 8:25 pm
Trump: SHBA do ta përfundojnë luftën me Iranin “shumë shpejt”
Bota

Trump: Lehtësisht mund ta bombardoj Iranin, por zgjedh marrëveshjen

9 Qershor, 2026 8:16 pm
Mijëra qytetarë protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Mijëra qytetarë protestojnë para Kryeministrisë

9 Qershor, 2026 6:55 pm
Qytetarët mblidhen te sheshi “Skënderbej”, pritet t’i drejtohen kryeministrisë
Aktualitet

Qytetarët mblidhen te sheshi “Skënderbej”, pritet t’i drejtohen kryeministrisë

9 Qershor, 2026 6:21 pm
Para
Video e sherrit, edhe Noka i versulet Braces. Garda: Fikni kamerat

Video/ Gardistët e kapin nga krahët, Noka hyn me forcë në Parlament

Aurela Gaçe kërkon ndihmë: Soni po më …

Aurela Gaçe kërkon ndihmë: Soni po më ...

Reforma në Drejtësi/ Ikën një tjetër drejtor i rëndësishëm i Ramës

Reforma në Drejtësi/ Ikën një tjetër drejtor i rëndësishëm i Ramës
















TE FUNDIT

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit
9 Qershor, 2026

Një raport i ri i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit të mandatuar nga OKB-ja ka ngritur alarmin për situatën...

Lexo më shumë

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen
9 Qershor, 2026

Ashtu siç është bërë tashëm traditë, pas disa ore qëndresë para kryeministrisë për dorëheqjen e qeverisë dhe Edi Ramës, mijëra...

Lexo më shumë

Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit

Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit
9 Qershor, 2026

Kryeministri Rama foli nga Fieri lidhur me debatet publike për investimet strategjike, protestat mjedisore dhe zhvillimin ekonomik në disa zona...

Lexo më shumë

“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë

“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë
9 Qershor, 2026

Pas rreth tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, me thirrje për “dorëheqje” të qeverisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}