Kapen 2 kg heroinë në mikrobusin e linjës Shkodër-Athinë dhe arrestohet drejtuesi i mjetit Alban Kapllari. Mjeti me targa AA 487 LY ka tentuar të kalojë në Kakavijë, por nga kontrolli ka rezultuar se në frigorifer kishte 4 pako me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, me peshë totale 2 kg. Policia nuk tha se kush ishte roli i shoferit dhe kush janë boss-ët e drogës që po transportonin heroinë drejt Greqisë.