Diego Simeone i bën befasinë e radhës talentit shqiptar Keidi Bares.
Trajneri argjentinas e ka ftuar sërish mesfushorin shqiptar për ndeshjen e kampionatit në fundjavë.
Atletico e Madridit do të luajë përballë Betisit, dhe Bare do të jetë sërish në skuadër.
Mesfushori shqiptar tashmë po zë një vend të rëndësishëm te skuadra spanjolle dhe trajneri Simeone kërkon që ta ingranojë akoma më shumë lojtarin e ri shqiptar.
Bare konsiderohet si një nga lojtarët më premtues dhe Simeone duket se e ka kuptuar këtë gjë.