Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Adelina Ismaili: Bebushi im është këtu, tani gjithçka ka kuptim tjetër

2017/01/14 at 1:15 PM
në Aktualitet, InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Intervista/ Adelina Ismaili: Bebushi im është këtu, tani gjithçka ka kuptim tjetër

Adelina Ismaili po kalon periudhën më unike të jetës së saj e detajet do i ndajë me ne, në një bisedë ekskluzive me revistawho.com. Sigurisht që është e vështirë të mësohesh me idenë që një yll i skenës, një diva si ajo, që na ka lënë me gojë hapur që në ditën e parë në skenën e Festivalit të Këngës e më tej në çdo videoklip e shfaqje, sot përjeton atë që e quan emocionin më të bukur. Më e ëmbël se kurrë, Adelina është indiferente për gjithçka ka lidhje me famën, sukseset, lajmet… Tanimë i gjithë universi i artistes vërtitet rreth një jete të re. Një bebe (që asaj i duket sikur e njeh pasi e ka parë në ëndërr) e ka ndryshuar përgjithmonë. “E kam parë ëndërr që në fillim. Fëmija im ka kaçurrela të zeza, sy të rrumbullakët, faqe të kuqe dhe është shumë energjik. Dua që të ketë sytë dhe qetësinë e Valit e gjallërinë dhe buzëqeshjen time”.


Besojmë se kurrë më vonë ne nuk do të botojmë dot më një artikull si ky, sepse këto emocione do të mbeten për Adelina Ismailin të veçanta, të pazëvendësueshme. Ashtu si dita kur mësoi lajmin e bukur e kur me burrin e jetës qanin e qeshnin të dy si të çmendur nga lumturia. “Vali e kishte humbur (qesh). Nuk besonte. Ishte njeriu më i ëmbël në botë, ta shikoje në ato momente. Tani kur e kujtoj, si një fëmijë i vogël që i ke dhuruar gjithë botën”, – tregon e bukura Adelinë. Prej atij çasti, mendojnë çdo ditë 3-4 emra pa zgjedhur ende asnjë, bëjnë plane dhe ëndërrojnë, i blejnë rroba, lexojnë si duhet të jenë dy prindër të rinj, madje nuk lënë jashtë vëmendjes as bestytnitë e gjysheve. Veçanti si këto ne ju ftojmë t’i lexoni në këto rreshta, për të rinjohur një artiste të madhe e cila do të mbetet gjithnjë e tillë, por tani me një forcë tjetër.

Adelina si je? Kanë kaluar kohë nga intervista jonë e fundit (megjithëse të kam lexuar e ndjekur kudo) dhe unë kam kaq shumë kuriozitete këtë herë, sa ka gjasa që të ripërsëritem në pyetje… Je duke përjetuar atë që shumë zonja e quajnë periudhën më të bukur të jetës… Është vërtet kështu? Si po e përjeton Adelina shtatzëninë?

Unë nuk njoh periudhë më të bukur në jetë. Të krijosh familje, nuk ka asgjë më të shenjtë për mua. Është vërtet një ndjesi hyjnore. Nuk di ta përshkruaj, ose unë vërtet jam një femër me shumë fat. Asnjë mundim fizik siç më thonin, asnjë frikë apo mendim jo i mirë. Gjithçka është më bukur, më mirë, më ëmbël. Të kesh hyjnoren në shpirt, kështu është.

A ka ndryshuar mendimi yt i parë dhe i fundit i ditës?

Po, përfundimisht. Nuk mund të mendoj asgjë tjetër kur zgjohem, përveç një kënaqësie të pafund kur më kujtohet që bebushi është këtu. Çdo sekondë, çdo mendim gjatë ditës është i lidhur me të. Është hera e parë në jetë që më duket sikur gjërat e tjera janë shumë larg, shumë të parëndësishme. Çdo lëvizje, çdo tingull, çdo frymëmarrje tani ka tjetër kuptim. Është ndryshe, shumë më bukur. Mbrëmjet janë më të bukurat. Pasi kemi bërë të gjitha llastimet e mundura të ditës, lodhemi bashkë dhe që të tre i flasim njëri-tjetrit për gjërat e bukura që na presin.

Kur e mësove lajmin, cili ishte njeriu i parë që telefonove?

Valin, natyrisht. Pasi u sigurova mirë. Nuk mund të flisja, qaja nga gëzimi! Nuk mund të zbrisja një kat më poshtë ku ishte ai që t’i tregoja, e thërrisja të vinte tek unë lart. Nuk mbaj mend të jem gëzuar më shumë në jetë.

Si reagoi Vali dhe motrat?

Vali e kishte humbur (qesh). Nuk besonte. Ishte njeriu më i ëmbël në botë, ta shikoje në ato momente. Tani kur e kujtoj, si një fëmijë i vogël që i ke dhuruar gjithë botën. Nuk e kam parë ndonjëherë ashtu, qeshnim si të çmendur të dy. Pastaj heshtnim dhe fillonim përsëri. Ema ishte e para që i tregova, as atë nuk mbaj mend ta kem dëgjuar më të lumtur në jetën time. Flisnim pa kontroll që të dyja dhe qeshnim. Zani bërtiste andej “Oooh kush po bëhet maaaami?!” Nuk dija çfarë të flisja, nuk i kisha dëgjuar më të gëzuara ndonjëherë. Nuk dija çfarë të thoja, e kisha humbur dhe unë shumë. Gjë që s’më ka ndodhur gati asnjëherë (qesh). Qanim e qeshnim bashkë.

Sa kohë ke që e ëndërron një fëmijë?

Nganjëherë mendoj që kam lindur me atë dëshirë. Unë jam tip që pavarësisht trendeve momentale, asnjëherë nuk kam sakrifikuar vlerat e vërteta jetësore. Sado që kam kaluar gjëra sipërfaqësore, mbetem femër dhe shqiptare. Të qënurit femër tani e shoh si bekim nga Zoti.

Është zbuluar gjinia e fëmijës?

Po (qesh).

Vali the që është shumë entuziast…

Po, saqë nganjëhere e tepron. Ka miliona plane dhe ëndrra, besoj si çdo baba i ardhshëm. Unë vetëm dua ta shijoj momentin tim më të bukur. Në këtë pikë dallojmë pak, edhe pse nuk kam qenë e tillë.

A keni menduar për emrin?

Çdo ditë! Nga tre ose katër emra deri në mbrëmje. Dhe asnjëri deri tani nuk godet (qesh).

Keni nisur të shfletoni libra, të pyesni njerëz mbi sjelljet e një prindi të ri?

Kemi qenë të përgatitur, por tani më shumë se kurrë. Prej punimeve shkencore, deri tek bestytnitë e gjysheve (qesh).

I keni nisur blerjet për veshjet, dhomën?

Natyrisht! Jam unë ajo që blej më shumë veshje për bebin. Valit i kam lënë rregullimin e dhomës. Por prapë ai është më detajist, unë më spontane.

Si e përfytyron portretin e bebushit?

E kam parë në ëndërr që nga fillimi. Ka kaçurrela të zeza dhe është shumë beb energjik (qesh). Ka syçka të rrumbullakëta dhe faqe të kuqe.

Kujt do të doje t’i ngjante?

Përfundimisht Valit. Jo se nuk dua të më ngjajë mua, por jam shumë e sigurt që do të më ngjajë më shumë sesa duhet (qesh).

Çfarë dëshiron që të marrë prej teje dhe çfarë prej Valit?

Do doja të kishte sytë dhe qetësinë e Valit. Gjallërinë dhe buzëqeshjen time.

Të vjen keq që e kalove dasmën si etapë, apo mbetet ende në plan për më pas?

Nuk e kemi kaluar dasmën, thjesht unë dua gjithmonë diçka ndryshe. Siç e kam thënë dhe në intervistën tonë të mëparshme, e dua dasmën me bebushat tonë. Kam përshtypjen që në këtë mënyrë iu dhurojmë dhe një dashuri fëmijëve tanë. Një festë dashurie jo vetëm për ne të dy.

Thonë se shtatzënia i ndryshon femrat… Me ty ka ndodhur kjo?

Shumë femra ma kanë thënë, por unë nuk vërej ndryshime të mëdha. Mbase jam me fat. Përveçse jam shëndoshur mjaft. Ok, jam bërë shumë më e dashur do të thoja, më tolerante dhe jashtëzakonisht më optimiste. Mbase edhe pak indiferente, por besoj që kjo është normale. Më ka mbushur me dashuri.

Çfarë këngësh do t’i këndosh atij (fëmijës)?

Çdo gjë që di (qesh). Le të zgjedhë vetë çfarë do të dëgjojë, çfarë jo. Fëmijët janë jashtëzakonisht të sinqertë, jam shumë e sigurtë që do të më mbyllë gojën nëse nuk do të dëgjojë diçka. Unë dua t`ia dhuroj të gjitha.  /revistawho.com

 

 



Ju sugjerojmë

Botërori, FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet
Sport

Botërori, FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet

6 Korrik, 2026 12:03 pm
Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme
Kryesore

Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme

6 Korrik, 2026 12:00 pm
“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?
Kryesore

“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

6 Korrik, 2026 11:37 am
Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar
Bota

Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar

6 Korrik, 2026 9:53 am
Trump poston foton e Melonit: Nevojitet urdhër kufizues
Bota

Trump poston foton e Melonit: Nevojitet urdhër kufizues

6 Korrik, 2026 8:41 am
126 “besnikët” e Pedro Sanchez nën hetim ose të dënuar në Spanjë
Bota

126 “besnikët” e Pedro Sanchez nën hetim ose të dënuar në Spanjë

6 Korrik, 2026 8:39 am
Bypass-i i Sarandës, ARRSH: Sot do të kryhet shpërthim i kontrolluar me eksploziv
Aktualitet

Bypass-i i Sarandës, ARRSH: Sot do të kryhet shpërthim i kontrolluar me eksploziv

6 Korrik, 2026 8:36 am
Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju
Aktualitet

“Kundërshtarëve të mi”/ Rama mesazh me vargjet e Dritëro Agollit

6 Korrik, 2026 8:34 am
Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit
Sport

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

5 Korrik, 2026 10:50 pm
Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
Aktualitet

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

5 Korrik, 2026 9:21 pm
Para
Video/ Provokimi serb, treni për në Mitrovicë shkruan “Kosova është Serbi”

Video/ Provokimi serb, treni për në Mitrovicë shkruan "Kosova është Serbi"

Fotografuan Pashalimanin, ja e vërteta e agjentëve rusë të kamufluar si gazetarë

Fotografuan Pashalimanin, ja e vërteta e agjentëve rusë të kamufluar si gazetarë

Foto/ Vajza e Ornella Muti nudo duke kënduar këngët e Gianna Nanini

Foto/ Vajza e Ornella Muti nudo duke kënduar këngët e Gianna Nanini
















TE FUNDIT

Botërori, FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet

Botërori, FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet
6 Korrik, 2026

FBI ka raportuar se që nga nisja e Kupës së Botës më shumë se 600 dronë që fluturonin mbi hapësirën...

Lexo më shumë

Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme

Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme
6 Korrik, 2026

Një program financimi prej 250 milionë eurosh për përgatitjen e biznesit për në tregun europian do të hyjë në zbatim...

Lexo më shumë

“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?
6 Korrik, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha, në dalje nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje, tha se po fshihen...

Lexo më shumë

Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar

Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar
6 Korrik, 2026

Koreja e Veriut ka testuar një raketë strategjike lundrimi dhe sisteme të tjera armësh në bordin e shkatërruesit të saj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}