Punëtorët e rafinerisë së naftës në Fier kanë sot në protestë pasi prej tre muaj nuk kanë marrë pagat. Ata thanë se u kishin premtuar se lekët do ti merrnin për vitin e ri, por më kot shpresuan. Punëtorët ankohen se s’kanë të ardhura as për të paguar detyrimet e energjisë elektrike si dhe ujit të pijshëm, ndërsa shtojnë se prej 18 muajsh nuk u janë paguar sigurimet.