Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Personazhi i Javës/ Çfarë po ndodh me Ramushin në Francë?

2017/01/07 at 12:30 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Haradinaj: Xhihadistët rrezikojnë identitetin shqiptar

Nga Reldar Dedaj 


Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdon të mbetet në paraburgim në Francë, pasi autoritetet e këtij shteti janë duke pritur nga Serbia kërkesën për ekstradim me sqarimet e nevojshme.

Kosova dhe Shqipëria kanë kërkuar lirimin e Haradinajt, duke deklaruar se ai tashmë e ka dëshmuar pafajësinë e tij para drejtësisë ndërkombëtare.

Dje, në lidhje me ndalimin e Haradinajt nga Franca, ka reaguar edhe kongresmeni amerikan Eliot Engel. Ai është i pari zyrtar i SHBA-së që ka folur në lidhje me këtë ndalim, ndërsa e ka konsideruar si të papranueshëm, i cili nuk ka të bëjë me sundimin e ligjit.

“Pafajësia e Haradinajt është e vërtetuar nga Gjykata e Hagës,” tha Engel. Kongresmeni amerikan i bëri thirrje shtetit francez të fillojë procedurat e përshpejtuara për lirim. Sipas tij, këto veprime, sjellin tensione në marrëdhëniet politike dhe rrisin gjasat për konflikte.

Në anën tjetër, partia e Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në Kuvend për këtë çështje.

Kurse Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish-regjimit të Millosheviqit.

Hyrja në politikë

Ramush Haradinaj , pas nëntë vitesh emigracion në Zvicër, është kthyer në Kosovë në vitin 1998, pikërisht në kohën e shpërthimit të dhunës mes shqiptarëve dhe forcave të policisë serbe.

Haradinaj u emërua komandant rajonal i UÇK-së në perëndim të Kosovës, ndërsa dy nga vëllezërit e tij janë vrarë gjatë luftës. Menjëherë pas mbarimit të saj, ai ka studiuar për drejtësi në Universitetin e Prishtinës dhe më pas, hapi një parti të re politike; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në tetor të vitit 2004, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, doli parti e tretë në zgjedhjet e përgjithshme. Haradinaj formoi një koalicion me partinë më të madhe në Kosovë. Në moshën 36-vjeçare, u zgjodh kryeministër i shtetit të Kosovës. Shumë diplomatë perendimorë, janë shprehur, se kanë mbetur të befasuar nga puna e tij, pavarësisht kohës së paktë në postin e kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Mandati i tij, zgjati vetëm 100 ditë, pasi dha dorëheqjen për t’u përballuar me akuzat e ngritura për krime lufte në Gjykatën e Hagës.

Akuzat për krime lufte

Prokuroria e Serbisë për krime lufte e akuzon Haradinajn se në vitin 1998, së bashku me vëllezërit e tij Dautin dhe Shkëlzenin, ka organizuar “sulme terroriste” ndaj policisë serbe në rajonin e Dukagjinit.

Haradinaj akuzohet edhe për themelimin e njësisë speciale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “Shqiponjat e zeza”, të cilën Prokuroria e Serbisë e konsideron përgjegjëse për torturimin dhe vrasjen e dhjetëra civilëve serbë, trupat e të cilëve janë gjetur në Liqenin e Radoniqit dhe në disa puse në komunën e Deçanit.

Ish –kryeministri i Kosovës akuzohet edhe për vrasje masive të serbëve në zonën e Glloxhanit. Sipas Prokurorisë serbe për krime lufte, në verë të vitit 1998, në pemishten e Glloxhanit ishin gjetur kufomat e mbi 20 personave të vrarë.

Gjykata e Hagës më 4 mars të vitit 2005 ngriti akuza kundër Haradinajt për krime kundër njerëzimit dhe për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, të kryera prej marsit deri më 30 shtator 1998, kur ai ishte Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit.

Por në vitin 2012, Gjykata e Hagës e liroi Haradinajn nga të gjitha akuzat, duke e shpallur të pafajshëm. Prokuroria serbe për krime lufte thotë se ka në dorë dëshmi më të forta kundër tij.

Kthimi i busullës 180’

Sa herë që Ramush Haradinaj arrestohet apo thirret për t’u “këshilluar” në një vend të BE-së, dy partitë e mëdha në Kosovë nuk i kanë punët mirë. Me shumë gjasa ky është epilogu i gjithë kësaj historie.

18 vjet pas luftës, Ramush Haradinaj i ka rënë kryqetërthor Europës dhe jo pak herë ka vizituar edhe Francën. Hera e fundit, që ne e pamë, ishte momenti kur kamera e TV e fiksoi në shkallët e stadiumit, “Stade de Lyon”, ndërsa shihte ndeshjen e kombëtares shqiptare.

Aty mes mijëra tifozëve shqiptarë të veshur me fanellën kuqezi ka qenë edhe Ramushi. Ka qenë në stadium ka bërë shenjën e shqiponjës me gishta, ka takuar lojtarët e kombëtares, e për t’i bërë këto ka kaluar kufirin, pastaj ka marrë një dhomë hoteli, pastaj ka kaluar të gjitha kontrollet e sigurisë me mijëra punonjës sigurie të policisë dhe shërbimeve sekrete franceze, nga hyrja e stadiumit e derisa ka gjetur ulësen prej nga ku ka ndjekur ndeshjet.

Sa rrugë e gjatë? Kur e mendon.

Pas gjashtë muajsh, çfarë ndodhi në këtë janar të acartë të 2017-ës, e sidomos ndërsa Ramushi kalonte tranzit nëpër Francë?

Kohë më parë, ishin vitet 1999, Hashim Thaçi ishte në kërkim ndërkombëtar, bashkë me anëtarë të tjerë të delegacionit të UÇK-së në Rambuje, sipas një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia, në thelb e njëjta akuzë që mban mbrapa hekurave sot, pas 18-viteve, Ramush Haradinajn në Francë.

Atëherë ai urdhër-arrest , i lëshuar për të njëjtën akuzë nga i njëjti shtet nuk u mor në konsideratë nga Franca, pse sot, pas 18 viteve, ka vlerë ligjore?

Pikëpyetjet mund të jenë të shumta, gjithashtu edhe dilemat rreth ngjarjes.

Deri sa të zbardhen, le të shohim se çfarë po ndodh…

 



Ju sugjerojmë

Vijon rinumërimi në Tiranë, partitë kryesore humbin vota
Kryesore

Vijon rinumërimi në Tiranë, partitë kryesore humbin vota

21 Qershor, 2025 12:28 pm
Serbia njofton se ka pranuar paratë e para nga Plani i Rritjes
Rajoni

Serbia njofton se ka pranuar paratë e para nga Plani i Rritjes

21 Qershor, 2025 12:15 pm
“Netët e Bejkës së Bardhë” ndezin Pilurin
Aktualitet

“Netët e Bejkës së Bardhë” ndezin Pilurin

21 Qershor, 2025 12:01 pm
Gjykata lë në burg tre anëtarët e grupit të Talo Çelës
Aktualitet

Gjykata lë në burg tre anëtarët e grupit të Talo Çelës

21 Qershor, 2025 11:49 am
Deputetët sërish s’arrijnë marrëveshje,dështon për herë të 35 konstituimi i Kuvendit
Rajoni

Deputetët sërish s’arrijnë marrëveshje,dështon për herë të 35 konstituimi i Kuvendit

21 Qershor, 2025 11:34 am
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump parashikon të shkurtojë ditët e pushimeve: Po na kushtojnë shumë dollarë!

21 Qershor, 2025 11:26 am
Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, policia arreston dy vëllezërit
Aktualitet

Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, policia arreston dy vëllezërit

21 Qershor, 2025 11:07 am
OKB kërkon më shumë mbështetje për kthimin e refugjatëve sirianë
Bota

OKB kërkon më shumë mbështetje për kthimin e refugjatëve sirianë

21 Qershor, 2025 10:53 am
Dita e Liqenit të Ohrit
Aktualitet

Dita e Liqenit të Ohrit

21 Qershor, 2025 10:37 am
Policia  sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat
Aktualitet

Policia sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat

21 Qershor, 2025 10:23 am
Para
Foto/ Këto të dyja janë “zemrat” e reja të Noizyt

Zbulohet lidhja sekrete e Noizyt me shqiptaren në Francë, çifti në prag fejese

Rikthehet i ftohti arktik, diell por temperaturat deri në -7

Sinoptikanët: Kur largohet i ftohti siberian dhe nis përmirësimi i motit

Beograd: Një pjesë e meshës së Krishtlindjeve ortodokse iu kushtua Kosovës

Beograd: Një pjesë e meshës së Krishtlindjeve ortodokse iu kushtua Kosovës
















TE FUNDIT

Vijon rinumërimi në Tiranë, partitë kryesore humbin vota

Vijon rinumërimi në Tiranë, partitë kryesore humbin vota
21 Qershor, 2025

Ka hyrë në ditën e katërt procesi i rinumërimit të votave të qarkut të Tiranës. Sipas asaj që raporton gazetarja,...

Lexo më shumë

Serbia njofton se ka pranuar paratë e para nga Plani i Rritjes

Serbia njofton se ka pranuar paratë e para nga Plani i Rritjes
21 Qershor, 2025

Ministri serb i Financave, Sinisha Mali, njoftoi më 21 qershor se Serbisë i janë transferuar mjetet e para nga Bashkimi...

Lexo më shumë

“Netët e Bejkës së Bardhë” ndezin Pilurin

“Netët e Bejkës së Bardhë” ndezin Pilurin
21 Qershor, 2025

Në zemër të Labërisë, aty ku mali takon detin dhe fjala shndërrohet në këngë, është rikthyer festivali “Netët e Bejkës...

Lexo më shumë

Gjykata lë në burg tre anëtarët e grupit të Talo Çelës

Gjykata lë në burg tre anëtarët e grupit të Talo Çelës
21 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion la në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ që kishte vendosur në mungesë ndaj Ado...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com