Pse duhet të përdorni proteina? Sa proteina duhet të merrni? Cilat burime të proteinave duhet të përdorni ?
Pavarësisht ku jeni drejtuar, ju kanë thënë se për rritje duhet të hani / pini proteina dhe që duhet të blini shejk proteinike të caktuara apo aminoacidesh. Por si të kuptoni çfarë sasie apo në cilën formë duhet ti konsumoni ato ?
Pse duhet të merrni proteina në fund të fundit?
Ka një shumëllojshmëri të gjerë proteinash, të cilat kryejnë një funksion të rëndësishëm në trupin tuaj. Tani ne do të tregojmë rolin e rëndësishëm që kanë proteinat në ndërtimin e muskujve. Muskujt tanë përbëhen nga proteina, prandaj është e arsyeshme që ju duhet të konsumoni proteina në qoftë se doni të ndërtoni dhe të zhvilloni muskujt tuaj. Proteina që ju konsumoni shpërbëhet në aminoacide nga sistemin juaj tretës, dhe që andej ato ndërtohen dhe përdoren për një gamë të gjerë funksionesh. Nëse ushtroni apo trajnoheni rregullisht, muskujt tuaj kërkojnë të përshtaten me ngarkesën e punës. Kjo do të thotë që muskujt tuaj do të zhvillohen dhe rriten, gjë që kërkon natyrisht një sasi të caktuar të trajnimit. Gjatë stërvitjeve fibrat e muskujve dëmtohen , këto mund të restaurohen dhe të rigjenerohen duke konsumuar aminoacide dhe lëndë ushqyese të tjera. Gjatë këtij procesi trupi juaj përgatitet (përshtatet) me ngarkesën e re të punës më të cilën do të ekspozohet së shpejti, prandaj fibrat muskulare fillojnë forcimin dhe rritjen. Nëse ju bëni sport, kjo rezulton në një ruajtje më të mirë të lëndëve ushqyese dhe vaskularizimi juaj (kapilarët) përmirësohet per të mundësuar një furnizim më të mirë ushqyes dhe një jashteqitje më të lehtë të produkteve përfundimtare .
Sa proteina duhet të merrni?
Në varësi të sportit (spotreve) që ju bëni, intensitetit dhe objektivit tuaj gjatë trajnimit do t’ju duhet një sasi e ndryshme e proteinave për të arritur një rritje të kënaqshme.
Gabriella Silye, ekspertja jonë e nutricionit sportiv, shkruan në librin e saj “Për një Performance maksimale në Sport” se marrja e proteinave në sportet që kërkojnë qëndrueshmëri është më e ulëta, ajo varion midis 1.4 dhe 1.6g / kg (për peshë trupore) “. Në këto sporte ju duhet të “transportoni” muskujt tuaj për një kohe të gjatë, pra qëllimi është që të rriten muskujt vetëm në masën e kërkuar nga aktivitet e veçanta sportive. “Ne rastet kur është e rëndësishme një energji e shpejtë dhe përdorim i muskujve, masa e rekomanduar e proteinave të marra është midis 1.8 dhe 2g / kg ( për peshë trupore)”, ndërsa në sportet që kërkojnë përpjekje maksimale, të tilla si “Bodybuilding, powerlifting dhe peshëngritje marrja e përditshme e proteinave mund të kalojë 2g / kg (peshe trupore) “. Mosha është një tjetër faktor i ndryshueshëm. “Një sportist i ri në adoleshencën e tij kërkon 1.5 në 2g proteina / kg (për peshë trupore).
Cilat burime te proteinave duhet të merrni?
Gjoks pule, gjoksin e gjeldetit, peshk deti, produktet e qumështit te skremuar, vezët, shejket proteinike konsiderohen si burimet më të mira te proteinave për raportin e tyre të shkëlqyer çmim / vlerë . Përveç përmbajtjes së tyre të lartë në proteina, ato nuk përmbajnë asnjë kalori të panevojshme./Biotechusa