Avioni i pilotit Guido Andrea Guidit, që u rrëzua në një pistë të improvizuar në grykëderdhjen e lumit Ishëm, do t’i kthehet kompanisë “Aeroclub Savona”.
Prokuroria e Krimeve të Rënda mori këtë vendim pas kërkesave të vazhduezhme të kompanisë italiane, e cila ka marrë përsipër edhe shpenzimet e trasportit të mjetit fluturues nga Shqipëria drejt Italisë.
Kompania “Aeroclub Savona” bëri tri kërkesa radhazi në prokuroria, që avioni ti kthehej asaj, me pretendimin se mbahet i bllokuar pa ndonjë shkak ligjor. Sipas kompanisë, piloti Guidi nuk është pronar i “Piperit”, por vetëm një I punësuar pranë agjensisë, ndaj mjeti fluturues që po mbahet I bllokuar për llogari të hetimeve se me të mund të kyhej trafik drogë, duhej të shkonte sërish në duart e tyre.
E tashmë që kanë kaluar më shumë se tre muaj prej ditës kur avioni u rrëzua, prokuroria ka vendosur tu kthejë mjetin fluturues pronarëve të tij dhe me gjasë operacioni për spostimin e avionit do të bëhet muajt e parë të vitit 2017. Megjithatë, ky vendim vjen në një kohë, kur avioni është thuajse tërësisht I shkatërruar, jo vetëm për shkak të dëmtimeve që pësoi në momentin e rrëzimit në pistën e improvizuar, por edhe për shkak se është përmbytur disa herë, nga dalja prej shtrati e lumit të ISHMIT.
Më herët prokuroria kërkoi nga Shtabi I Përgjithshëm I Forcave të Armatosura, lëvizjen e avionit nga grykëderdhja e lumit Ishëm dhe vendosjen e tij në hangarin e Komandës së Forcës Ajrore, në afërsi të aeropiortit të Rinasit.
Shtabi nuk mori përsipër lëvizjen, duke e argumentuar këtë me mungesën e ekspertëve për cmontim si dhe kapaciteteve teknike për trasportin e “Piperit”.
E ndërsa prokuroria ka vendosur për fatin e avionit, I paqartë vazhdon të jetë pozicioni i pilotit Italian Guido Guidi, I cili vazhdon të qëndrojë në vendin tonë, për shkak të hetimeve që po kryen pas dyshimeve për përfshirjen e tij në një linjë të trafikut të drogës në rrugë ajrore nga Shqipëria drejt Italisë.
Burimi:BW