Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Falen gjobat për 30 mijë biznese, ja kush përfiton

2016/12/27 at 9:12 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bizneset shqiptare që mund të mbylljen, nga procesi i integrimit në BE

Rreth 30 mijë biznese që kanë marrë gjoba deri në 10 mijë lekë për mosdeklarim të administratorit do të përfitojnë falje të këtij detyrimi. Burime nga Drejtoria e Tatimeve bëjnë të ditur se Ministria e Financave po harton një draft për faljen e gjobave që u janë vënë bizneseve në qershor të këtij viti.


“Ministria e Financave është duke punuar për draftimin e një projektligji për fshirjen e një pjese të detyrimeve të prapambetura. Në këtë kuadër, parashikohet që të bëhet edhe fshirja e gjobave për personat e vetëpunësuar, të cilët nuk kanë bërë në afatin e caktuar deklaratën e tyre”, bëjnë të ditur burimet nga Tatimet.

Gjobat

Një pjesë e madhe e bizneseve, kryesisht të reja, u gjobitën masivisht më 22 qershor me 10 mijë lekë për vonesa në deklarimin e administratorit, pas përditësimit të sistemit të “e-tax”. Burime nga Tatimet bëjnë të ditur se janë rreth 30 mijë biznese që kanë paraqitur ankesa për gjoba të padrejta. Bëhet fjalë për mikrondërmarrjet, me një të punësuar, të cilët janë kryesisht tregtarët ambulantë apo biznese të tjera mbijetese me xhiro minimale nën 2 milionë lekë në vit. Sipas Tatimeve, edhe pse janë të regjistruar në QKR, këto biznese duhej të dorëzonin edhe formularin e deklarimit të punonjësit në zyrat e taksave, pra administratorin.

Ndaj, me këtë motivacion, nga data 22 qershor këto biznese janë gjobitur masivisht me 10 mijë lekë të reja gjobë, sipas nenit 113 të Procedurave. Tatimet bëjnë të ditur se penalizimi është ligjor dhe janë bizneset ato që nuk kanë respektuar afatin kohor të deklarimit të punonjësve brenda 48 orëve të parashikuara në ligj. Gjoba është vënë sipas ndryshimit ligjor, që ka hyrë në fuqi në dhjetor 2014 nëpërmjet udhëzimit nr. 23, i cili ka të bëjë me kontributet e sigurimeve shoqërore, kryesisht me momentin e deklarimit të bizneseve të reja apo marrjes në punë të punonjësve ose largimit të tij.

Sipas ligjit, deklarata “esig027” është një deklaratë e detyrueshme për të gjitha bizneset, qofshin këto të reja apo biznese që ushtrojnë aktivitete në mënyrë normale. Deklarata “esig027” është një deklaratë që nuk dorëzohet 24 orë kur fillon punonjësi punën, por 48 orë mbas aktivizimit apo marrjes së NIPT-it nga biznesi në QKR.

Bizneset janë të instruktuara, qoftë në momentin e regjistrimit kur pajisen me NIPT apo pranë DPT-së, që të logohen në sistemin elektronik të Tatimeve dhe brenda 48 orësh të bëjnë vetëdeklarimin e administratorit apo të vetëpunësuarit. Pasuordi është universal dhe është publikuar në uebsaitin e DPT-së dhe në udhëzimet e publikuara, shoqëruar edhe me video ilustruese. Në procedurat elektronike të regjistrimit vihet re se njoftimi mbi gjobat i bizneseve del në mënyrë automatike, që do të thotë se tatimpaguesi është në dijeni./ GSH

 



Ju sugjerojmë

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit
Bota

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit

14 Qershor, 2026 2:22 pm
Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
Kryesore

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

14 Qershor, 2026 1:57 pm
“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
Bota

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

14 Qershor, 2026 1:25 pm
Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
Kronikë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

14 Qershor, 2026 1:17 pm
Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE
Kryesore

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE

14 Qershor, 2026 10:09 am
Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste
Kryesore

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste

14 Qershor, 2026 10:05 am
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi
Kryesore

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi

14 Qershor, 2026 10:00 am
Kurti: Nuk kemi problem me çfarëdo kandidati për President që mund të sjellë LDK
Kryesore

Numërohen votat e diasporës, Vetëvendosja shkon në 51 mandate

14 Qershor, 2026 9:40 am
Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
Kronikë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

13 Qershor, 2026 10:44 pm
Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

13 Qershor, 2026 10:40 pm
Para
Atentati me silenciator në Shkodër/44-vjeçari sapo kishte dalë nga burgu, udhëtonte me gruan

Atentati me silenciator në Shkodër/44-vjeçari sapo kishte dalë nga burgu, udhëtonte me gruan

Video/ Kylie Jenner dhe Tyga surprizojnë fansat me një film me skena seksi

Video/ Kylie Jenner dhe Tyga surprizojnë fansat me një film me skena seksi

Shkodrën e mbulon tymi. Çfarë po ndodh në qytetin më të madh verior?

Shkodrën e mbulon tymi. Çfarë po ndodh në qytetin më të madh verior?
















TE FUNDIT

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit
14 Qershor, 2026

Menjëherë pas fillimit të luftës së agresionit kundër Ukrainës, dolën paralajmërime për një rrjedhje të mundshme të paligjshme të armëve,...

Lexo më shumë

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
14 Qershor, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur Edi Ramës përmes një video-mesazhi të ndarë në rrjetet sociale, pas deklaratave...

Lexo më shumë

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
14 Qershor, 2026

Agjencia gjysmëzyrtare iranian Fars, duke cituar një burim të informuar, raportoi se Teherani ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
14 Qershor, 2026

Një viktimë dhe tre të plagosur, dy prej tyre në gjendje më të rëndë për jetën është bilanci i një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}