Edhe pse vetë Ledina Çelo, e cila po prezanton Festivalin e fund vitit në RTSH, pranoi se nuk ‘bënte’ për prezantim, gjithsesi nuk i falet që të gabojë me emrat dhe mbiemrat e këngëtarëve që janë pjesë e kësaj gare muzikore.
Në fakt përtej çdo lapsusi të vogël në festivalin që po transmetohet drejtpërdrejtë dhe vërejtjeve të shumta për veshjet e saj, në rrjetet sociale kanë shpërthyer sërish mbi të për ‘gafat’ që po bën. Këngëtari Renis Gjoka ka nxjerrë në pah një lapsus të këngëtares teksa prezantonte Vlashent Satën duke ia ndryshuar mbiemrin. Por komentuesit në këtë status kanë nxjerrë në pah edhe një tjetër lapsus të bërë nga Ledina, e cila i ka ngatërruar emrin edhe Alma Bektashit, pjesëtares së jurisë, duke e thirrur Arta. Kaq kanë mjaftuar për ta vënë Ledinën sërish në qendër të kritikave./Express/