Kronikë

Elbasan/ Shpërthim eksplozivi pranë lokalit të ish-futbollistit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:13 - 04/08/20 |
Opi Nion

Elbasani është tronditur nga një shpërthim eksplozivi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Shpërthimi ka ndodhur pranë një lokali në qendër të qytetit, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, në të njëjtën lagje ku ndodhi vrasja më 30 korrik e 30-vjeçarit Florian Lamçja.

Nga të dhënat e grupit hetimor, dyshohet se ka qenë rreth 100 gram lëndë plasëse artizanale e vendosur jashtë një lokali me administrator Mateo Toçin, ish-futbollist i Elbasanit.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Ndërkohë, autoritetet kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të cilat ndodhen në zonën ku ndodhi shpërthimi.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan në pjesën e jashtme të lokalit me administrator shtetasin M.T., në pjesën e jashtme të lokalit ka shpërthyer një sasi e vogel dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve/ Opinion.al

Pas